Grabitje spektakolare me maska në bankën Raiffeisen
Një person me maska dhe me armë ka realizuar një vjedhje spektakolare në mes të ditës në një nga filialet e Raiffeisen Bank në Tiranë. Vjedhja ka qenë spektakolare dhe e organizuar me detaje nga persona ende të paidentifikuar nga policia.Ka qenë vetëm një person me maskë i cili është futur sot rreth orës 14:00 në ambientet e Raiffaisen Bank në degën e Zogut të Zi. Sipas dëshmitarëve personi ka qenë rreth moshës 25 vjeç dhe ka vjedhë një shumë mbi 3 milionë lekë në bankë pasi ka kërcënuar personelin me armën që mbante me vete. Paratë i ka futur në qese dhe është larguar me shpejtësi pas kërcënimit me armë. Ai është futur në një makinë dhe është larguar në kohë rekord. Kjo bën që policia të dyshojë se vjedhja ka qenë e organizuar dhe kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë në koordinimin e ngjarjes.