Arrestohet 35- vjeçari për fallcifikim dokumentesh
Seksioni kundër krimit ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, ka arrestuar një 35 vjeçar të quajtur Riza Basha, nga fshati Shimshan i rrethit të Peshkopisë, pasi ka konsumuar veprën penale të fallcifikimit të letërnjoftimeve dhe vizave. Ai është ndaluar rreth orës 14:00, në tentativë për të kaluar kufirin në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, drejt shtetit grek, dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se pasaporta kishte një vizë greke të fallcifikuar.