Devoll, arrestohet Shaban Mencka, tentoi të vriste bashkëfshatarin
Është arrestuar nga uniformat blu Shaban Mencka, 48 vjeç, nga fshati Baban i rrethit të Devollit. Ndalimi i tij nga ana e uniformave blu është bërë për veprën penale vrasje me dashje mbetur në tentativë pasi në datën 17 qershor, rreth orës 20:45 pas një konflikti për çështje pronësie dhe duke qenë në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me mjete të mprehta shtetasin Robert Moncka, 42 vjeç, nga po ky fshat. Ngjarja ka ndodhur në një klub të fshatit Baban të rrethit të Devollit. Roberti për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nga goditja me mjete të forta të shkaktuara është çuar fillimisht në spitalin e Devollit, ku ka marrë edhe ndihmën e shpejtë nga bluzat e bardha, por për shkak të hemorragjisë nga plaga, ai është nisur me urgjencë në spitalin e qytetit të Korçës ku dhe po kurohet.