Eurozona po shpërbëhet

Sipas ministrit Tuomioja, zyrtarët finlandezë tashmë janë përgatitur për shpërbërjen e Eurozonës, andaj edhe kanë bërë gati një plan, “për çdo eventualitet”.
"Nuk ka rregulla për të braktisur euron, por kjo është vetëm çështje kohe", nënvizoi ministri i Jashtëm finlandez, derisa siguroi se, "Jugu ose Veriu do të largohet për shkak të ‘këmishës së ngushtë’ të monedhës, e cila i ka sjellë buzë mjerimit me miliona njerëz, dhe që e po shkatërron të ardhmen të Evropës".
"Kjo është një fatkeqësi absolute. Kështu si po shkojmë, do të mbetemi pa para. Mirëpo, askush në Evropë nuk dëshiron që të dalë i pari, dhe të marrë përgjegjësinë", u shpreh tutje ai.
"Kjo nuk është diçka që ne po e promovojmë në Finlandë, dhe as nuk është një ide e qeverisë finlandeze, por ne duhet të jemi të gatshëm. Shpërbërja e Eurozonës nuk do të thotë edhe fund i Bashkimit Evropian, përkundrazi, kjo gjë mund të bëjë që BE’ja të funksionojë më mirë", përfundoi ministri Tuomioja.