E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuritë dhe ndarjet

26/03/10 00:40

Ndërkohë, banorët e ndarë në cifte për të realizuar provën e javës, ndërrojnë njeri-tjetrin dhe tashmë është radha e Seldit dhe Manal. Ndërsa merren me provën, ata diskutojnë mes tyre dhe Seldi e pyet Manal për jetën në Jordani dhe për lidhjen e saj me ish të dashurin. Ajo i tregon shkurt për jetesën në Jordani, ndërsa për lidhjen e saj, tregon se ka zgjatur dy vjet. Seldi e pyet menjëherë se përse u ndanë dhe nëse e la ajo apo jo, por Manal përgjigjet se ishte një vendim i të dyve dhe arsyet ishin moskuptimi dhe jo toleranca mes të dyve. Pasi përfundojnë bisedën për ndarjen, Seldi e pyet se si u njohën dhe ajo tregon njohjen gjatë marrëdhënies së punës, pasi punonin bashkë.
Në të njëjtën kohë, edhe Hakiu me Tatianën diskutojnë për dashurinë dhe se si e mendon ajo një mashkull ideal. Tatiana tregon se i pëlqen të jetë simpatik e i sjellshëm, ndërsa Kika shton dhe sinqeritetin. Ai mendon se tatiana mund ti pëlqejë meshkujt pak arrogantë dhe ajo e pohon duke thënë se i pëlqejnë ata që tregojnë forcën dhe vendosmërinë. Ata bisedojnë edhe për tema të tjera të përgjithshme.
Më pas bisedën me Kikën, Tatiana ia tregon edhe Edit, gjatë kohë së provës së tyre dhe shprehet se Kika e kishte marrë në pyetje, por që për të ishte mirë sepse tregonte se donte ta njihte. Ajo mendon se Kika i bën pyetjet me tendencë dhe po këtë gjë mendon edhe Edi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›