E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika dhe Olta thashetheme

26/03/10 00:20

Domenika dhe Olta bisedojnë me zë të ulët për marrëdhëniet që kanë me Jetmirin dhe Bertinën. Për Mirin, Domenika shprehet se deri tani kanë filluar të përshëndeten, por biseda të tjera nuk kanë bërë. Olta citon fjalët e Mirit gjatë spektaklit se donte të sqarohej me Domin, por ajo ia kthen se deri tani nuk ka ndodhur dhe përshëndetjet nuk quhen të tilla. Ajo pretendon se nëse të shtunën, gjatë spektaklit, Miri thotë dicka, aty mund të ballafaqohet me të, për të gjitha situatat e ndodhura. Domenika tregon se gjatë zhvillimit të provës, të cilën e kishte me Mirin, ai kishte filluar të luante me të, sikur të mos kishte ndodhur asgjë mes tyre.Më pas ato kalojnë tek bisedat për Bertinën ku Olta i tregon se rasti më i fundit që u kap me të, ishte para pak castesh ku po luanin dhe Bertina i kishte ofenduar në lidhje me lojën pasi ishte përpjekur ti mbushte mendjen asaj dhe Erionit se Delvina është qytet. Olta tregon se ia kishte kthyer, ndërsa Bertina i kishte kërkuar falje më fal shoqja Olta. Aty Olta i kishte kërkuar që ti përmendte vetëm emrin, kurse Bertina i kishte thënë më pas ish shoqja Olta, por ajo ia kishte kthyer se as nuk kanë qënë e as do jenë ndonjëherë shoqe. Ajo tregon se këtë sqarim ka për ta bërë edhe të shtunën gjatë spektaklit, që të dali vërtetë injoranca e Bertinës, por Domi mendon se këto gjëra nuk duhen zgjatur kaq. Olta tregon edhe bisedën që pati me Erionin, gjatë provës ku ajo i kishte thënë se ai ka ndryshuar e nuk është më Erioni i shtëpisë së vjetër dhe ai e kishte pranuar këtë fakt. Ajo tregon se i kishte thënë se që kur u lidh, ai nuk po kënaqet me qëndrimin në shtëpi, ashtu sic duhet të jetë, ndërsa për raportin mes Bertinës dhe Oltës, ajo i kishte thënë se ai nuk është futur mes të dyjave. Ato i kthehen bisedës se cili mund të dalë këtë të shtunë dhe Olta shprehet se nuk e di dhe mendon se ndoshta dhe ajo vetë mund të dalë. Domenika e kundërshton duke i thënë se i ka ndjerë ata që kanë dalë e deri tani, sipas saj, ajo nuk del. Ato flasin edhe për nominimet dhe Domi mendon se nuk duhet ta nominojnë më Mirin sepse e kanë parë që publiku e pëlqen dhe nuk e nxjerr. Ato urojnë që të dali Edi në nominim, ndërsa për vajzat e reja ato shprehen se nuk po i kuptojnë pasi nuk janë pozicionuar në asnjë grup, madje Domi habitet se të tre të rinjtë kanë të njëjtin mendim për të mos u pozicionuar, duke e thënë këtë me nënqeshje. Ato vazhdojnë të flasin me pëshpëritje, pa u kuptuar se cilët mund të nominojnë këtë javë. Më pas, ato ndryshojnë bisedë dhe Domi shprehet se nuk kanë një shoqe, ndërsa Olta thotë se edhe një që kishin, doli, për Adën, ndërsa të rejat nuk i konsiderojnë të tilla, madje Domi dyshon se mund të jenë të infiltruara. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›