E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuritë me aktorët janë shkatërruese

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 12:13

Heather Graham ka thënë se shumica e lidhjeve të saj me aktorët kanë përfunduar “tmerrshëm”.

Aktorja e “Hangover” e cila ka qenë në lidhje për disa muaj me disa aktorë të roleve dramatike, përfshirë këtu edhe James Wood ka pranuar se lidhjet e saj me djem nga industria kinematografike nuk shkojnë mirë.

“Kam pasur disa lidhje me disa aktorë të cilët kanë përfunduar shumë keq. I kam takuar në film, që janë dukur të mirë por në realitet ata janë shumë të dobët”, ka thënë ajo.

“Por, jam kënaqur me disa lidhje interesante gjatë këtij viti...A është Hollywood një vend interesant për të jetuar një jetë të mirë? Po, ndoshta! Por nuk mund të kënaqesh me jetën dhe karrierën prej aktoreje nëse nuk kënaqësh me jetën. Aktorët që unë i adhuroj janë ata që nuk janë pjesë e kësaj makineria, pra janë ata aktorë unik dhe individual”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›