Kështu mbahet pushteti
Kryeministri Berisha e ka braktisur njëherë e përgjithmonë strategjinë trashanike që në eksperiencën e tij të parë në pushtet i kushtoi shumë: kundërvënien ndaj të huajve. Eshtë një strategji që nuk të çon askund, ndaj, në nusërimin e tij të tretë, s’mund të bëjë më gabime fillestarësh. Në fakt, nuk është shumë e vështirë t’u thuash përfaqësuesve të BE dhe SHBA “hë, më thoni ju çfarë të bëj dhe atë që thoni ju, unë do ta bëj”, e pastaj, kur ata nisen të lumtur e të kënaqur në shtëpitë perëndimore me 24 orë ngrohje e ujë, merret vesh vetë me shqiptarët. Sidomos me atë “laviren e prokurorisë” apo “shoqen e bulevardit”, me “Topin puçist” e “Shish që nuk ja vari” e sidomos, sidomos, me Edvin Kristaq Ramën, që në këtë kohë, me siguri me këshilla të tipit “vaffanculo ambasador”, ka zgjedhur të mbajë një qëndrim e të ketë një bindje të tijën e të njerëzve që përfaqëson. Po të huajve nuk u duhen njerëzit që mendojnë e sidomos, ata që mbajnë probleme të pazgjidhura. Konteksti shqiptar-shqiptar të huajve nuk u intereson, me gjithë përkthimet e përditshme që stafe të kualifikuar bëjnë nga mëngjesi deri në darkë për ta, regjistrojnë takimet sy më sy e kokë më kokë. E këtu Berisha është më i aftë se një aktor Hollivudi, ndërsa Rama, djali problematik që askush nuk duron. Për të huajt rëndësi ka elasticiteti aty për aty: buzëqeshja në tavolinë, përulja e servilizmi deri në palcë. Shumica e tyre duan të dëgjojnë e të shohin në Shqipëri atë që duan e thonë ata: njerëz të nënshtruar që s’mendojnë e pretendojnë; njerëz që bëjnë atë që ata thonë. Këtu ka një ndryshim thelbësor: as Rama e as Berisha nuk bën atë që të huajt duan të bëjnë, por Berisha u thotë se e bën. Kështu, në kapërcim të 65 vjetëve, politikani aq problematik në tranzicionin shqiptar është “martuar” me dinakërinë, ndërsa Rama harron që është politikan i një vendi në periferinë europiane. Sikur kryebashkiaku i Kucovës t’i hapte shumë probleme, Rama nuk do ta dëgjonte, por vetëm urdhëronte: Pse edhe mendoke zotërote? Kështu është politika shqiptare për SHBA dhe Europën.
(BalkanWeb)
(BalkanWeb)