Zgjedhjet vendore LSI-ja kerkon Bashkine e Durresit cilat jane ofertat e PD-se
Eljona Ballhysa
Ndersa kane gjetur gjuhen e perbashket per Bashkine e Tiranes dhe per nje sere bashkish te tjera Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Demokratike duket se ende nuk kane gjetur akordin per Bashkine e Durresit. Burime nga PD-ja kane bere te ditur per gazeten se demokratet synojne qe te garojne me kandidatet e tyre ne bashkite kryesore te vendit por kjo gje nuk pranohet nga LSI-ja. Sipas burimeve nga Levizja socialiste per Integrim kjo parti ka vene nje kusht nese PD-ja merr Tiranen atehere LSI-ja kerkon Bashkine e Durresit. Te dyja partite aleate te koalicionit qeverises kane piketuar tashme emrat e kandidateve per kete bashki e cila renditet e dyta per nga rendesia. Burimet nga selia blu njoftojne se lidershipi i kesaj partie ka si kandidat favorit per Bashkine e Durresit ministrin aktual te Kultures Ferdinand Xhaferri ndersa burime nga LSI-ja flasin per mundesine e rikandidimit te ish-kryetarit te Bashkise se Durresit Lefter Koka aktualisht deputet i LSI-se.
Bisedimet
Ne baze te marreveshjes per bashkeqeverisje mes PD-se dhe LSI-se parashikohet qe te dyja partite ne fjale do te bashkepunojne edhe per zgjedhjet lokale duke ndare bashkite dhe komunat ne te cilat do te kandidoje njera apo tjetra parti. Aktualisht mesohet se kane nisur bisedimet e fshehta mes dy partive dhe jane percaktuar disa nga bashkite ne te cilat do te kandidoje PD-ja dhe bashkite ne te cilat do te kandidoje LSI-ja. Burimet kane bere te ditur se PD-ja synon qe te kandidoje me kandidatet e saj ne bashkite kryesore te vendit si ne Tirane Durres Shkoder Elbasan e Korce. Ndersa per LSI-ne mesohet se PD-ja ka ofruar Bashkine e Fierit te Beratit Skraparit dhe ne diskutim eshte ende Bashkia e Vlores. Por duket se keto nuk i mjaftojne Levizjes Socialiste per Integrim e cila kerkon medoemos Bashkine e Durresit. Ndersa per bashkite e tjera mesohet se dy partite jane pothuajse dakord me ndarjen persa i perket Durresit negociatat ende nuk kane perfunduar. Kjo edhe per faktin se LSI-ja ka vendosur te kandidoje per kete bashki Lefter Koken. Koka ka mbajtur per disa vite rresht postin e kryetarit te Bashkise se Durresit por nen siglen e Partise Socialiste. Ne vitin 2009 ai iu bashkua LSI-se dhe kandidoi per deputet ne listen e kesaj partie. Aktualisht Koka eshte deputet i LSI-se ne Kuvendin e Shqiperise.
Trebinje Jacallari Prioriteti im rikonstruksioni i shkollave
Kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim Feim Jacallari i cili fitoi zgjedhjet qe u mbajten diten e diel per postin e kryetarit te komunes se Trebinjes ne rrethin e Pogradecit tha ne nje prononcim per mediat se rezultati i zgjedhjeve deshmon se koalicioni i integrimit PD-LSI eshte teresisht funksional. Jacallari u shpall fitues me 701 vota kundrejt rivalit te tij te Partise Socialiste Behar Kastrioti qe mori 630 vota. Kryetari i ri i komunes se Trebinjes Jacallari tha se fitorja e tij u realizua ne nje zone bastion te Partise Socialiste qe deshmon me se miri se Aleanca per Integrim ka punuar ne drejtimin e duhur. Zgjedhjet ishin korrekte dhe te standardeve europiane - u shpreh Jacallari nderkohe qe shprehu falenderimet e tij per kandidatin e PS-se Kastrioti per menyren se si zhvillua gara dhe mirekuptimin e besimin e treguar nga zgjedhesit. Edhe pse eshte zgjedhur kryetar i komunes se Trebinjes per nje kohe relativisht te shkurter Feim Jacallari thote se prioritet i punes se tij do te jete zgjidhja e disa problemeve emergjente te zones. Jacallari beri me dije se ka hartuar nje program afatshkurter dhe afatgjate ne vemendjen e te cilit do te jene shkollat dhe kopshtet e komunes se Trebinjes ku kushtet e zhvillimit te programit mesimor jane te veshtira. Ai theksoi se ka mbeshtetjen e duhur nga qeverise per te realizuar programin e tij.
Berisha Fitorja ne zgjedhje funksionim i koalicionit PD-LSI
Kryeministri Berisha ne fjalen e tij ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike u ndal te zgjedhjet e pjesshme lokale qe u zhvilluan diten e diel ne fshatin Trebinje te komunes se Mokres. Kryeministri Berisha pershendeti zgjedhesit e Mokres te cilet me voten e tyre votebesuan maxhorancen dhe koalicionin duke nxjerre fitimtare kandidatin e perbashket te propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Kryeministri e cilesoi fitoren ne Moker te nje rendesie te vecante dhe deshmi e nje besimi te madh ne rritje tek
Koalicioni i Integrimit. Duke ftuar kryetarin e Partise Edi Rama qe te njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve kryeministri garantoi se maxhoranca do te jape gjithmone kontributin e saj qe ne Shqiperi te zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme. Le te pershendesim shume perzemersisht zgjedhesit e Trebinjes ne komunen e Mokres te cilet ne nje votim te shkelqyer votebesuan maxhorancen koalicionin dhe nxoren fitimtare kandidatin e perbashket te propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Fitorja ne Mokerr eshte e nje rendesie te vecante eshte deshmi e nje besimi te madh ne rritje te ky koalicion Koalicioni i Integrimit. Komuna ka qene e qeverisur nga Partia Socialiste por me kete test nisi dhe ndryshimi i madh elektoral. Ftoj zotin Edi Rama te njohe rezultatin e garantoj se kudo do te kete nje proces te lire dhe te ndershem sikunder te shfrytezoje te gjitha prerogativat ligjore ne rast se ka verejte - eshte shprehur Berisha. Ai i garantoi zgjedhesit se autostrada Qafe-Plloce-Qukes do te vazhdoje pa nderprerje sikunder premtoi se do ta ktheje Mokren ne qender turistike.
Talio
Komisioni i Ligjeve
Borxhi i ujesjellesve pushteti vendor do te shlyeje faturat ndaj OSSH-se
Maxhoranca dhe opozita kane debatuar dje ne tre komisione parlamentare ne lidhje me projektligjin e Ministrise se Financave per borxhet e ndermarrjeve ne pronesi te bashkive dhe komunave. Drafti i jep kompetence Ministrise se Financave te bllokoje buxhetin e pushtetit vendor ne vleren e borxhit ndaj te treteve te ndermarrjes ne varesi te tij. Rasti konkret jane detyrimet e papaguara te Ujesjelles - Kanalizimeve ndaj OSSH-se. Ne muajin gusht u be nje situate e acaruara per pagesen e detyrimeve te energjise elektrike. Madje u be nje presion i papare nga OSSH-ja per te prere energjine elektrike. Sic ndodh zakonisht nje here ne vit na vjen rrotull kjo histori dhe kjo eshte nje nga nxitesit per te bere kete ligj. Nje here ne vit rrotullohen detyrimet e energjise elektrike dhe i vijne mbare buxhetit te shtetit si nje barre e paparashikuar - tha perfaqesuesja e Ministrise se Financave Mimoza Dhembi.
Te majtet e kane quajtur projektin nje loje politike antikushtetuese per te nderhyre ne buxhetin e vendoreve ndersa maxhoranca nje mekanizem per tu dhene fund borxheve te Ujesjelles-Kanalizimeve. Eshte ligj antikushtetues. Ministria e Financave nuk mund te behet ndermjetese duke perjashtuar totalisht pushtetin gjyqesor. Nepermjet ketij projektligji shmanget ne menyre totale zerohet cdo menyre ankimimi ne pushtetin gjyqesor per detyrimet kontraktuale midis pushtetit lokal dhe te treteve - tha deputeti socialist Pandeli Majko.
26 Tetor 2010