E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA Korrupsioni ende problem. Shqiperia renditet ne vendin e 87

TIRAN- Shqiperia renditet ne vendin e 87-te ne listen e indeksit global te perceptimit te korrupsionit. Raporti publikuar paraditen e sotme nga Transparency International Albania thekson se vendi yne ka shenuar permiresim krahasuar me nje vit me pare por mbetet ende pas krahasuar me vende te tjera te zhvilluar.

Sipas ketij raporti Shqiperia renditet ne vendin e gjashte ne Ballkan duke lene pas Bosnje-Hercegovinen dhe Kosoven perfshire per here te pare ne nje studim te tille.

Duke analizuar raportin perfaqesuesi i TIA-s Endrit Shabani theksoi se korrupsioni mbetet pengese dhe kercenim per rimekembjen ekonomike te Shqiperise.

Ne vendin e pare ne klasifikim pozicionohet Danimarka dhe Zelanda e Re si vende me qendrueshmeri politike dhe ekonomike. Nderkohe ne fund te listes kane mbetur vende shume problematike si Somalia.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›