E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma e Chelsea, përgatitjet e fundit në shtëpinë Klinton

Pregatitjet e fundit po kryHen në shtëpinë e ish- presidentit amerikan Bill Klinton dhe sekretares së shtetit Hilari me rastin e martesës së vajzës së tyre të vetme, Chelsea. Dasma do të mbahet në fshatin Rhinebeck, në veri të NeW Yok-ut. Në Washington dhe Nju Jork foto të Chelsea Clinton dhe dhëndrit Marc Mezvinsky janë varur në dhjetra vitrina dyqanesh e nuk kanë munguar as urimet për ciftin.

E ndërsa familja Klinton tenton të mbajë seKret detajet duke detyruar personat e përfshirë madje të nënëshkruajnë dhe kontrata për ruajtjen e fshehtësisë spekulimet për dasmën e vitit nuk kanë munguar. Sipas gazetarëve lokalë nusja do të veshë një fustan të stiluar nga Oscar de la Renta. Të tjerë spekulojnë se na fakt bëhet fjalë për një fustan të Vera Wang.

Lista e të ftuarve ështët rreth 400 vetë mes të cilëve emra të njohur jo vetëm të elitës politike, por dhe Hollivudit < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›