E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Haradinaj i duhet Kosovës. Rigjykimi i padrejtë

Politikani i njohur Sabri Godo del ne mbrojtje te figures se Ramush Haradinajt. Ai e konsideron te gabuar dhe si nje sulm politik rihapjen e gjyqit ndaj njerit prej krereve te UCK-se ne Hage. “Kosoves i duhet Haradinaj”, shprehet Godo ne nje interviste per Alsat, duke pohuar edhe keqardhjen per mungesen e tij ne mitingun “pro” liderit te partise “Aleanca per Ardhmerine e Kosoves”.

“është një nismë që duhet përkrahur nga gjithë shqiptarët, veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës. Gjykata e Hagës është jashtë kritikës si institucion, megjithatë ngrihet pyetja: Si është e mundur të merret në gjykim një njeri për të dytën herë për të njëjtën akuzë? Me sa duket duhet të jenë sajuar dëshmitarë të rinj, me nxitje nga jashtë, ndoshta dhe nga brenda dhe kjo është një gjë shumë e keqe. Dua me këtë rast të përshëndes familjen e tij, t’i shtrëngoj dorën me nderin Ilmi Haradinajt, të atit të tij, që i ka dhënë Kosovës tre djem dëshmorë, pavarësinë dhe demokracinë. Në periudhën e shkurtër që ishte kryeministër ishte njeriu që u shtriu dorën serbëve me gjithë krimet e përbindshme që kanë bërë në Kosovë, veproi me një kurajo politike të madhe. Edhe kësaj here do të qëndrojë po njëlloj, në lartësinë e duhur. Ramushi është një njeri që i duhet Kosovës. Më shkaktoi keqardhje të thellë që kjo erdhi fill pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare të Hagës për pavarësinë e Kosovës. Gjithsesi duhet të kalojë, por Ramushit nuk duhet t’i mungojë përkrahja, pa rezerva, e të gjithëve” tha Godo.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 31 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›