Shtetet e Bashkuara, hetim për dosjet sekrete

Pentagoni cel hetimet për të zbuluar personat që fshihen pas rrjedhjes më të madhe të informacionit në Shtetet e Bashkuara. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, njoftoi fillimin e një hetimi intensiv për të cilin departamenti që ai drejton ka kërkuar edhe mbështetjen e FBI-së. Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe shefi i përgjithshëm i ushtrisë amerikane Mike Mullen, në një konferencë për shtyp theksuan se dokumentet nuk përmbajnë informacione thelbësisht të reja, dhe nuk do të bëhen shkas për ndryshimin e strategjisë së SHBA-së në Afganistan.
Megjithatë publikimi i rreth 92.000 dokumenteve të klasifikuara si sekrete, mbart "rreziqe serioze" për ushtarët amerikanë, aleatët dhe partnerët afganë dhe mund të dëmtojë emrin e SHBA-së, kritikoi Gates. Në konferencën për shtyp, mbrëmë vonë në Pentagon, Gejts tha se faqja në internet, WikiLeaks, e cila i publikoi raportet, në mënyrë efektive u ka dhënë armiqve të Shteteve të Bashkuara, informata për taktikën dhe teknikën ushtarake amerikane.
Ndërsa admirali Mullen shtoi se themeluesi i sitit të internetit Wikileaks, i cili publikoi këto dokumenete, i ka që tani 'duart e përgjakura'. Themeluesi i faqes WikiLeaks, Julian Assange, e ka mbrojtur publikimin e dokumenteve, duke thënë se kjo do të ndihmoj në nxitjen e debatit lidhur me luftën.
Delina Bitraku < I mëparshmi