E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma e Rames unaze platini e torte ne formen e Tiranes

TIRANE- Edi Rama dhe Linda Basha nderruan dje unazat prej platini te marteses ne nje ceremoni madheshtore me qindra te ftuar. Gazeta Shqiptare sjell sot detajet e ceremonise se dasmes se kryesocialistit zhvilluar pasditen e djeshme ne Tirane. Pas nje ceremonie familjare te shtunen ne shtepine e tij ne Peze cifti priti dje pasdite te ftuarit Vip qe nga Presidenti i Republikes Bamir Topi ambasadore te huaj te akredituar ne Tirane njerez te politikes artit shkences dhe miq te familjeve perkatese.

Nusja Linda kishte veshur nje fustan te gjate deri ne fund te kembeve ne ngjyre gri te hapur ne pjesen e kurrizit ndersa vete Edi Rama kishte zgjedhur nje kostum dhenderie ne ngjyre te erret. Ende pa nisur mire ceremonia kreut socialist i ka ardhur nje buqete e madhe me lule me nje kartoline urimi nga kryeministri Sali Berisha po keshtu edhe nga Ilir Meta.

Ajo qe ka rene ne sy ishte edhe torta e cila duket per nder te dhendrit ishte e krijuar per te dhene pershtypjen e nje minikryeqyteti. Torta kishte pallate dy dhe njekateshe me ngjyra te tilla ashtu sic Edi Rama ka lyer edhe ne realitet pallatet ne Tirane.

Ceremonine e ka hapur i vellai i Rames Olsi i cili falenderoi te ftuarit per pjesemarrjen dhe i uroi te vellait dhe bashkeshortes jete te lumtur. Nusja dhe dhendri kane prere me pas torten nen muziken tradicionale te ketij momenti te dasmave shqiptare. Ashtu sic ndodh zakonisht cifti eshte puthur ne buze por vetem pas kerkeses me kembengulje te vellait te Rames Olsit.

Gjithcka ka kaluar nen ritmet e nje muzike te lehte dhome dhe muzikes live. Pas prerjes se tortes cifti ka pershendetur te ftuarit duke trokitur goten e shampanjes ndersa ne fund te gjithe kane bere fotot e rastit.
Per me teper lexoni Gazeta Shqiptare ku do gjeni edhe foto ekskluzive te ceremonise
e.n/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera Presidenti Topi ne dasmen eRames. Berisha con nje tufe me lule

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›