Procesi politik ne SHBA ne veshtrimin e dy analisteve shqiptare

Me pak se dy jave para zgjedhjeve per Kongresin ne Shtetet e Bashkuara gara mes kandidateve demokrate dhe republikane eshte intensifikuar. Presidenti Obama po ben fushate per kandidatet e partise se tij ndersa sipas sondazheve republikanet pritet ti forcojne pozitat e tyre. Zgjedhjet mbahen ne nje moment kur amerikanet jane te shqetesuar per ceshtje te tilla jetike si ekonomia dhe papunesia. Per te diskutuar mbi rendesine e rezultateve te ketyre zgjedhjeve per programin e administrates se Presidentit Obama dhe per prirjet e votuesve shqiptaro-amerikane ne keto votime kolegia Keida Kostreci intervistoi profesorin e asociuar te shkencave politike ne Universitetin e Nju Jorkut Shinasi Rama dhe kryeredaktorin e gazetes Iliria Ruben Avxhiu. Zoti Rama dhe Zoti Avxhiu folen nga studioja jone e Nju Jorkut