Gara per Gjakoven
Albana Isufi*
Gara e kandidateve per kryetar te Gjakoves ka nje te perbashket - te gjithe ata duan t'ia kthejne namin qytetit te dikurshem industrial. Nje jave para zgjedhjeve lokale, Gjakova eshte e mbushur me slogane te kandidateve, qe premtojne punesim, zhvillim ekonomik dhe jete me te mire per me se 150 mije banoret e kesaj komune.
Te perqendruar ne shtabet e tyre zgjedhore ne Carshine e Vjeter, kandidatet inkurajojne gjakovaret, qe te hedhin voten me 15 nentor, duke siguruar se qyteti do te shohe rezultate pozitive, meqe reforma e pushtetit lokal, u le duar me te lira udheheqesve komunale, qe te ndikojne ne zhvillimin lokal. Ngadhenjyes ndaj kunder-kandidatit te Lidhjes Demokratike te Kosoves, ne zgjedhjet e kaluara, kryetari aktual i Gjakoves, Pal Lekaj, nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, ne fokus te programit te tij ka hapjen e 7 deri 10 mije vendeve te reja te punes. Nese mbetet ne pushtet, ne mandatin e ardhshem katervjecar, ai premton zhvillim te ndermarrjeve te vogla dhe atyre te mesme, duke ua hequr atyre pothuaj teresisht taksat komunale. "Mekanizmi i implementimit te kesaj strategjie eshte sepse ne do te krijojme nje zyre per zhvillim ekonomik. Ne do te bejme nje buxhet prej 2 milione eurosh per cdo vit dhe marreveshje me bankat". "Nese nje banke jep kredi me interes prej 11 deri ne 12 per qind, ne do ta zbresim ate ne 9 per qind dhe do te jemi garantues te bizneseve fillestare. Kjo do te thote se do te jete nje lehtesim mjaft i madh i tyre dhe per tri vjet do te lirohen nga te gjitha taksat, qe jane ne kompetence te komunes", shprehet Lekaj.
Papunesia ne komunen e Gjakoves vazhdon te jete ne nivel tejet te larte. Platforma zgjedhore e kandidatit per kryetar te komunes nga radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, Fehmi Vula, synon zhvillimin e atyre sektoreve, qe do te krijonin vende te reja pune. Sipas Vules, kjo mund te arrihet ne dy forma, duke zhvilluar bujqesine ne fshatra dhe duke i ndihmuar bizneset e vogla dhe ato te mesme ne qytet. "Si qytet i zhvilluar, dikur kishim 26 mije te punesuar. Sot, realisht kemi 7 mije e 200. Jemi shume te vetedijshem se per te arritur ate nivel, nuk kemi shanse per pak vjet, por duhet te fillojme me ato qe jane te kapshme, te realizueshme, e ato do te jene bizneset e vogla dhe te mesme, sidomos ekonomite familjare".
"Do t'i subvencionojme, do t'u lutemi qe me ndihmen tone fshataret te ndertojne ferma. Kemi bere programe se si t'i finalizojme prodhimet e tyre, si te formojme zinxhirin prodhues nga raca cilesore, sigurimin e ushqimit, sigurimin e plasmanit dhe tregut brenda dhe jashte shtetit tone", thekson Vula. Voten e me se 90 mije votuesve te Gjakoves synon ne kete gare zgjedhore edhe Mimoza Kusari-Lila, e cila perfaqeson koalicionin AKR-LDD (Aleanca Kosova e Re - Lidhja Demokratike e Kosoves). Lila, e cila braktisi postin e drejtoreshes se Odes Ekonomike Amerikane ne Prishtine, per te kandiduar ne Gjakove, synon, sic thote, kthimin e jetes dhe shpreses ne komunen e trete per nga madhesia ne Kosove. Kete ajo mendon ta arrije permes ringjalljes ekonomike. "Zhvillimi ekonomik se pari duhet te fokusohet ne zgjidhjen e statusit te ndermarrjeve aksionare te Gjakoves, ne partneritetin publiko-privat. Komuna duhet te jete partner ne shume iniciativa dhe te beje terheqjen e investimeve dhe donacioneve per zhvillim ne komune".
"Edhe bujqesia qe eshte nje segment i rendesishem, por jo i zhvilluar ne keto 10 vjetet e pasluftes. Kemi programin, qe me kreativitet do t'i shfrytezoje potencialet ekonomike, qe i ka Gjakova dhe jane te fjetura, si dhe t'i shfrytezojme resurset natyrore", thote Lila, duke premtuar edhe shnderrimin e rruges per ne Shqiperi ne nje rruge ekonomike.
Qytetaret, ne anen tjeter, jane skeptike se premtimet e kesaj fushate do t'i shohin te realizuara pas 15 nentorit. Hysen Leti deshiron punesimin e te rinjve, qe, sipas tij, megjithese me nivel te larte arsimimi, vazhdojne te enden rrugeve. "Ne krejt e kemi shpresen ne hapjen e vendeve te reja te punes. Djemte e rinj kane mbetur pa pune; kane marre diploma, por pune nuk ka, po kerkojne t'i marrin rruget e jashtme".
"Ai kandidat, qe kerkon te behet kryetar, po qe se nuk cel vende te punes, per ne nuk eshte i vlefshem", thekson Leti.
Nderkaq, Valbona Pajaziti pret ndryshime ne arsim. "Presim reforma ne arsim. Te kemi shpejt nje objekt te ri te fakultetit. Punesim patjeter; punesim s'ka, krejt te rinjte sillen rrugeve, eshte papunesi e madhe", shprehet Pajaziti.
Hilmi Kepuska eshte skeptik se premtimet e politikaneve do te realizohen. "Cka mund te ndryshosh sot? A e dini se cka do te thote globalizimi? Kurrgje s'presim te ndryshoje", thote Kepuska.
Ne zgjedhjet e kaluara lokale ne Gjakove kane votuar rreth 32 per qind e qytetareve me te drejte vote. Me 2007 eshte dashur te zhvillohet raundi i dyte i zgjedhjeve, meqe kandidatet kryesore nuk moren votat e mjaftueshme. Kesaj here, kandidatet, partite e te cileve kane marre me se shumti vota me 2007, shpresojne ne fitore pa balotazh. *RFE