E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur do te nise ndertimi i autostrades?

Nadie Ahmeti*

Autostrada Morine-Prishtine-Merdar nuk do te filloje te ndertohet kete muaj, ashtu sic ishte paralajmeruar, por nje gje e tille mund te ndodhe tek ne vitin tjeter. Keshtu thote Xhevdet Pozhari, zedhenes ne Ministrine e Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit, duke shtuar se gjate ketij viti mund te behet vetem perzgjedhja e kompanise fituese. Nga 30 kompani, sa kane qene konkurrente per kete projekt, ne listen e ngushte jane perzgjedhur shtate prej tyre. "Presim qe perzgjedhja te ndodhe ne muajin dhjetor, te shpallet edhe kompania fituese nga shtate kompanite qe jane ne listen e ngushte. Ato jane kompani shume serioze, qe jane te deshmuara me punen e tyre dhe do te shpallet ajo qe do t'i permbushe te gjitha kriteret", thote Pozhari. Mirepo, se kur do te filloje te ndertohet autostrada Morine-Merdare, e cila direkt lidh Kosoven me bregdetin shqiptar, Xhevdet Pozhari shpjegon: "Ne kete rast, s'ka dyshim qe menjehere pas 30 ditesh, posa te shpallet fituesi, kompania fituese do t'i filloje edhe punimet ne kete autostrade".

Autostrada e pare kosovare Morine-Prishtine-Merdar, ka nje gjatesi prej 117 kilometrash dhe eshte nje komponent kyc i rrjetit ballkanik te transportit, qe lidh Evropen juglindore me bregdetin e Shqiperise. Traseja e autostrades, sipas MTPT-se, parashihet te kaloje ne tete komuna dhe me asfalt do te mbulohen 1 062 hektare toke. Por, nga kjo ministri mbetet ende e paqarte se sa eshte kostoja perfundimtare e ketij projekti. Xhevdet Pozhari shpjegon se kostoja e ketij projekti do te dihet kur te behet publike kompania qe do ta ndertoje kete autostrade. "Faktikisht, kostoja do te behet e ditur pasi qe te shpallet kompania. Nje kosto ekziston, mirepo varet edhe se cfare ofrojne kompanite, te cilat jane konkurrente".

"Ju, tashme jeni te informuar se kompania duhet t'i permbushe 50 per qind te kritereve financiare, qe do te thote cmim me te favorshem, si dhe 50 per qind te kritereve teknike", sqaron Pozhari. Deri me tani jane dhene disa versione te kostos se kesaj rruge, qe kapin shifrat nga 650 milione deri ne mbi nje miliard euro.

Ne anen tjeter, eksperte per ceshtje ekonomike, thone se kur jane shpallur kompanite konkurrente per ndertim, eshte dashur te dihet edhe cmimi i kesaj rruge. Muhamet Sadiku, profesor ne Universitetin e Prishtines, thote se mospublikimi i kostos, tregon mungesen e pervojes per organizimin dhe menaxhimin e nje projekti te madh. "Berja e studimit te fizibilitetit eshte shume i rendesishem dhe pjese perberese e ketij fizibiliteti eshte dashur te jete edhe kostoja e kesaj autostrade. Une, me sa di, qeveria disa here eshte deklaruar se ka nje studim te tille. Por, une besoj se opinioni ka nevoje te njihet me detajet e studimit, nese eshte bere", shprehet Sadiku. Problem tjeter ne kete segment mbetet edhe shpronesimi i tokave private, edhe pse zyrtare qeveritare kane deklaruar se procedurat e shpronesimit te tokave te rreth 600 pronareve, neper te cilat pritet te kaloje autostrada, tashme kane filluar. *RFE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›