E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasmori i dehur plagos policin rrugor

Korce- Dasmori i dehur plagos me gure policin rrugor. Esat Shalsi, nje punonjes i sektorit te qarkullimit, ka mbetur i demtuar gjate ushtrimit te detyres pasi eshte me sende te forta ne pjesen e kokes nga nje drejtues mjeti qe e ndali per kontroll. Policia ndaloi si te dyshuar per krimin Klodian Xhufin, 26-vjec, banues ne fshatin Zvezde, kurse ngjarja ka ndodhur disa dite me pare ne aksin rrugor Korce-Kapshtice, ne afersi te fshatit Kuc. I riu gjendej ne makine se bashku me nje vajze qe e shoqeronte ne udhetim, kurse ne momentin e ndalimit per kontroll ka qene ne gjendje te dehur. Xhufi ka reaguar ashper per kontrollin e dokumenteve dhe vendosjen e nje gjobe. Burime te policise thane se 26 vjecari ka mesuar vajzen me te cilen shoqerohej te stimulonte nje gjendje te fiketi pas grindjes me policin. Ne momentet kur polici i rrugores eshte afruar per t'u interesuar, Klodian Xhufi i ka dale befasisht nga pas dhe e ka qelluar ne koke me gure e sende te tjera te forta. Polici ka perfunduar ne spital per shkak te plagosjes, kurse i dyshuari eshte arratisur. Xhufi eshte shpallur si person ne kerkim gjate ketyre diteve dhe se fundi eshte kapur dhe arrestuar dje nen akuzen e kundershtimit, fyerjes dhe goditjes se punonjesit te policise gjate ushtrimit te detyres.

G.Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›