Data e Clirimit? Lufta vazhdon

Ndersa per diten e pavaresise gjithcka eshte e qarte se ajo eshte shpallur ne 28 nentor te vitit 1912, debatet per diten e Clirimit vazhdojne ende.
Politika ende e ka lene te hapur kete konflikt ndersa historianet kane dhene fakte qe ende nuk kane vene vulen perfundimtare per diten e sakte te clirimit te vendit.
Ne qytetin e Shkodres aty ku trupat gjermane u larguan te fundit jane ende gjalle ish-partizanet qe kane luftuar per tre dite rresht.
Ata mbeshtesin daten 29 nentor, si diten kur brigadat partizane moren nen kontroll qytetin.
Kryetari i organizates se Deshmoreve ne qytetin e Shkodres, Burhan Bushati, jep fakte se mbremjen e 28 nentorit gjermanet ishin ende ne qytet dhe kane bere masakra.
Fotografite e ceremonise se varrimit te anetareve te familjes Berberi pasditen e 29 nentorit si dhe cerfitikatat e vdekjes sillen si fakte qe mbeshtesin kete variant.
Nderkohe ata qe luftuan dhe u shpallen deshmore prehen ne kete varreze, e cila eshte kthyer nga bashkite e qytetit te Shkodres nder vite si nje shesh mbeturinash.
Ne kete shesh te hedhjes se mbeturinave eshte propozuar qe te dergohet edhe monumenti i "5 Heronjve" qe qendron ende ne qytetin e Shkodres.