Tirana festime ne Naten e Bardhe

Nje tradite perendimore e metropoleve te medha, qe nga viti 2004 kur ajo u organizua nga bashkia e Tiranes per here te pare, tashme ajo eshte kthyer ne nje feste te madhe, ku ne kryeqytet mes shume aktiviteteve, e gdhijne tiranasit por edhe mijera qytetare te ardhur nga gjithe qytetet e Shqiperise.
Ne te gjitha sheshet kryesore te qendres do te kete evenimente te ndryshme qe do t'i falin kenaqesi femijeve, te rinjve, por edhe te moshuarve.
"Ne sheshin e Partizanit te Panjohur, do te jete nje feste komplet e panjohur. Kemi parashikuar nje pjese per teatrin dhe poezise, ku nje pjese te rinjsh do te performojne dhe krijuesit mund te paraqesin krijimet e tyre",u shpreh Belinda Balluku, nga bashkia e Tiranes.
Edhe kete vit do te vazhdoje projekti social i bashkise "Free Hugs", ku cdo kush mund te fali perqafime te panjohurve ne rruget e kryeqytetit, duke treguar ne kete dite, me shume dashuri per njeri-tjetrit.
Kulminacioni do te jete koncerti i madh ne sheshin "Skenderbej", me artistet me te spikatur nga te gjitha trevat shqiptare. Por nata e peste e bardhe e kryeqytetit, do te kete te vecanten e saj.
"Nje e re eshte krijimi i nje piste gjigande ku do te ftohen kalimtaret per te kercyer bashke me balerinet profesioniste", u shpreh Balluku.
Duket se kete vit, policia rrugore do te jete me bashkepunuese dhe do te nise bllokimin e rrugeve kryesore qe te cojne ne qender qe ne oren 15:30, ne menyre per te lejuar me heret qytetaret te shijojne galerine e larmishme te aktiviteteve argetuese.
Aleat i madh i kesaj mbremjeje, qe mbyll ne menyre spektakolare festat e nentorit ne Tirane, duket se eshte edhe qielli.
Metereologet kane parashikuar qe me daten 29 nentor moti te jete i kthjellet, duke siguruar keshtu nje cati te ngrohte per shtepine e madhe te nates se peste te bardhe ne Tirane.