Dosja, akuzat ndaj Bashes

Burime prane kesaj prokurorie bejne te ditur edhe detaje te akuzes me te cilen Basha duhej te njihej te enjten ne mesdite.
Konfirmohet se ish-ministri i Transporteve akuzohet ne baze te nenit 248 te kodit penal, i cili parashikon shperdorimin e detyres me kryerjen apo mos kryerjen me dashje te veprimeve ne kundershtim me ligjin, duke demtuar interesat e shtetit.
Ky nen parshikon denimin me burg nga gjashte muaj deri ne pese vjet si dhe gjobe nga 3 qind mije deri ne nje milione leke.
Sipas prokurorise se Pergjitshme, nga keto shkelje i eshte shkaktuar shtetit shqiptar nje demin financiar prej 115 milion euro.
Shkeljet me flagrante, sipas hetuesve jane mos negocimi per kontraten per ndertimin e segmentit rrugor Rreshen-Kalimash dhe favorizimi i firmes konsulente "Ecorys Grup", cka ka shkaktuar edhe sjelljen e abuzimeve te mepasshme.
Akuza tjeter zyrtare e Prokurorise se Pergjithshme qe rendon mbi ish-ministrin e transporteve eshte e bazuar ne nenit 258 te kodit penal dhe ben fjale per shkelje te barazise ne tendera.
Ky nen percakton si veper penale kryerjene e veprimeve nga personi me funksione shteterore ne kundershtim me ligjet, qe cenojne lirine e pjesmarrjes ne tendera per te krijuar avantazhe apo privilegje per te tretet. Ai parashikon si mase denimi gjobe ose burg gjer ne tre vjet.
Keto ishin materialet me te cilat Basha duhej te njihej zyrtarisht diten e enjte.
Por ne mungese te paraqitjes se sitj, Prokuroria e Pergjithshme po i ben gati te gjitha keto materiale per t'ja derguar nje kopje me poste ne shtepi dhe nje tjeter ne Ministrine e Jashtme.
Por duket se zoti Basha nuk ka per t'u njhohur me to brenda afatit zyrtar te dergimit te dosjes ne gjykate, qe eshte data 6 dhjetor.
Kjo per faktin se nga data 30 nentor deri ne daten 7 dhjetor ministri Basha do te jete jashte Shqiperise, i angazhuar ne disa takime zyrtare.
Por prokuroret thone se kjo nuk perben asnje pengese per dorezimin e dosjes ne gjykate. Edhe ne rast se Gjykata e Tiranes shpall te pavlefshme flete-thirrjen e Lulzim Bashes, prokurorit Arben Kraja i duhet ta riformuloje ate serish.
Nese flete-thirrja nuk do te bjere ne durat e zotit Basha, atehere sipas prokurorise, ata do te takohen ne sallen e gjyqit.