Data e zgjedhjeve, Presidenti Nishani nis konsultimet me partitë politike
24-10-2012 / Gazeta 55
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nis konsultimet me partitë politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit pranë Presidencës, deklaron se, “në zbatim të detyrimit kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani ka ftuar në takime përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për të biseduar dhe për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.
Takimet me përfaqësuesit e partive politike do të zhvillohen ditën e hënë, datë 5 nëntor 2012, në selinë e Presidencës.
...