Peqin Perparim Daiu eshte trajneri i ri Shkumbinit
Vetem 24 ore pas doreheqjes se Agim Canajt Shkumbini e ka gjetur emrin e trajnerit te ri. Ai do te jete Perparim Daiu i cili do te rikthehet keshtu ne Peqin per te rimarre drejtimin e ekipit nje njohje e vjeter per te. Nje vit me pare ka qene po kavajasi Daiu qe e ka drejtuar ekipin e Shkumbinit me shume sukses. Kete sezon ai drejtoi edhe ekipin e tij te vendlindjes Besen. Shkak per mberritjen e tij u be doreheqja e trajnerit te meparshem Agim Canaj i cili e braktisi anijen peqinase pas perfundimit te projektit qe e lidhte me ish-presidentin e terhequr pak dite me pare Ylli Ndroqi. Largimi i ketij te fundit duket se do te jete nje goditje e rende per Shkumbinin i cili me afrimin e sponsorit Ndroqi kishte konsoliduar financat e klubit dhe ishte shprehur i gatshem qe te konkurronte edhe klubet me te forta ne sezonin aktual. Peqinasit bene nje merkato te pasur me talente dhe me futbolliste me pervoje dhe nder objektivat e tyre kryesore ishte renditja ne vendet me te larta te tabeles se klasifikimit dhe pse jo sigurimi i ndonje trofeu mes titullit kampion apo Kupes se Shqiperise. Gjithsesi rezultatet e deritanishme ne edicionin 2010-2011 nuk ishin ato qe priteshin. Madje ne disa raste te dobeta i kushtuan koken dy trajnereve. Sezonin Shkumbini e nisi me Mirel Josen i cili me pas u largua pikerisht per rezultatet jo te mira. Pas tij Agim Cana rezistoi deri te shtunen kur edhe kerkoi largimin ndoshta i ndikuar edhe nga gjendja jo e mire ekonomike e klubit pas terheqjes se presidentit Ndroqi. Megjithate me afrimin e Daiut klubi peqinas po synon ta zbuse sa me shume goditjen e rende financiare por edhe situaten ne te cilen ndodhet klubi ne tabelen e klasifikimit. Shkumbini pozicionohet ne vendin e tete ne kuoten e 17 pikeve pas 13 ndeshjeve te luajtura me nje bilanc 5 fitore 2 barazime dhe 6 humbje. Daiu nje ish-trajner i Shkumbinit Lacit Kamzes dhe Beses dy here ka qene dy here ne rolin e trajnerit te Beses ne sezonin 2005-2006 prill-maj dhe 2006-2007 java 5-12. Ne fakt me Daiun skuadra kavajase e nisi me nje barazim 2-2 ne Peqin me Shkumbinin madje arriti dhe nje fitore 2-1 me Tiranen por dhe ky nuk arriti te grumbulloje me shume se 6 pike ne 6 ndeshje. Edhe Perparim Daiu e dha doreheqjen pas nje barazimi pa gola 0-0 ndaj Kastriotit takim i vlefshem per javen e 10. Jam serish trajner i Shkumbinit u shpreh trajneri i ri ne nje prononcim te djeshem menjehere pas zyrtarizimit te emerimit te tij ne krye te Shkumbinit. Ketu kam kaluar shume mire dhe ambienti eshte i mrekullueshem dhe ky eshte nje nga faktoret kryesore qe me beri te rikthehem ne krye te ketij ekipi. Kemi shume pune per te bere dhe skuadra nuk gjendet aty ku te gjithe deshirojne. Kualitete ne ekip ka dhe kjo do na ndihmoje te dalim nga situata aspak e mire. Shpresoj dhe besoj qe pas janarit Shkumbini do te jete ajo skuader qe te gjithe e deshirojne ka perfunduar prononcimin e tij te shkurter Daiu. Por tashme pritet kthesa edhe pse nje gje e tille do te jete jo pak e veshtire.