Datëlindja në kohë pushimesh

Çdo datë është e mirë, çdo datëlindje festohet në ditë të caktuar dhe nuk mund të ndryshohet. Pa marrë parasysh se ku gjendesh, datëlindja duhet të festohet në ditën e duhur.
Datëlindjet gjatë pushimit veror mund të shndërrohen në ankth të vërtetë për prindërit. Dihet se për fëmijët është shumë e rëndësishme kjo ditë, sepse në këtë ditë ndjehen të posaçëm dhe të rëndësishëm. Dhe ata presin që datëlindja e tyre të jetë e veçantë dhe t’u dedikohet vetëm atyre.
Mirëpo, gjatë verës, shumica e shokëve dhe shoqeve shkojnë për pushime në det apo te dajallarët dhe gjyshërit në fshat, kështu që mund të ndodhë që datëlindjen ta festojnë në rrethin e ngushtë familjar apo në pushime në det.
Për këtë arsye, shumica e prindërve organizojnë festimin e datëlindjes së fëmijës së tij para se të përfundojë shkolla apo në shtator, kur shoqëria sërish mblidhet.
A është kjo në rregull?
Fëmija që e ka datëlindjen, në këtë rast nuk do ta ketë atë ndjenjën e njëjtë sikurse që e ka kur e feston datëlindjen në datën e duhur. Por kjo nuk duhet të jetë kështu, sepse datëlindja mund të festohet edhe me shoqëri tjetër.
Ndoshta datëlindjet gjatë verës ofrojnë më shumë mundësi për shpikjen e mënyrave për ta festuar atë. Çdo datë është e mirë dhe çdo datëlindje festohet vetëm në ditën e caktuar të vitit, pra kur ka lindur ai fëmijë dhe kjo datë nuk mund të ndërrohet.
Pa marrë parasysh se ku ndodhet, ai fëmijë që e ka datëlindjen, duhet ta festojë datëlindjen po atë ditë, pa marrë parasysh se ku ndodhet. Nuk ka mundësi që një fëmijë të mos gjejë shoqëri të re kudo që ndodhet.
Nganjëherë është mirë që të ndërrohet ambienti ku festohet datëlindja. Datëlindjet më të mira janë në det me shoqërinë e sapokrijuar, sepse për fëmijën është më argëtuese kur gjendet në det.
Energjia e bollshme që posedon fëmija, shumë më lehtë shndërrohet në diçka pozitive dhe do të ishte një dëm i vërtetë nëse nuk shfrytëzohet kjo. /Femina/