Kryeministri Thaçi pi kafe në Leposaviq
Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 13:31
Mëngjesi i së martës e ka zbardhur kryeministrin, Hashim Thaçi në veri të Kosovës, ku autoritetet e rendit kanë marrë nën kontroll pikën 31 dhe 1.
Një burim i portalit LajmeShqip.com ka thënë se diçka para orës tetë kryeministri ka pirë kafen e mëngjesit në Leposaviq, një qytet verior që është nën administrimin e strukturave paralele serbe të dirigjuara nga Beogradi. Sipas këtij burimi, kreu i qeverisë ndodhej në veri me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.(RTK)