Beckham luan edhe dy vite

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 18:00
Ish kapiteni i Anglisë, David Beckham beson se i kanë mbetur edhe dy vite para pensionimit.
36 vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij aktuale me LA Galaxy dhe theksoi se mund të jetë i interesuar ta vazhdojë atë për të përfunduar karrierën në SHBA.
“Ende ndihem mirë, ndihem i shëndoshë. Ende kënaqem kur zgjohem në mëngjes për stërvitje. Besoj se më kanë mbetur edhe një, ndoshta dy vite. Derisa të zgjohem dhe nuk ndihem njësoj, do të vazhdoj”, tha ai për mediet amerikane.