E Diel, 1 Nëntor 2026

Daul PPE pro vizave

Grupi me i madh politik ne Parlamentin Evropian ai i Partive Popullore do te votoje per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kete e konfirmoi per Alsat-in kryetari i ketij grupi francezi Zhozef Daul Joseph Daul i cili ishte i pranishem ne Samitin e Partive Popullore te Evropes qe u mbajt ne Belgjike.

Pas miratimit ne parim te raportit te Komisionit kete muaj nga Komisioni per Drejtesine Lirine dhe Punet e Brendshme te PE-se pritet qe ai te votohet ne seance plenare nga Parlamenti Evropian ne muajin tetor.

Degjoni une situaten politike ne Shqiperi e njoh. Kam qene vete atje. Per sa i perket liberalizimit te vizave Grupi i Partive Popullore te Parlamentit Evropian eshte dakord. Ai do te mbroje qendrimin tone me qellim qe liberalizimi i vizave te behet edhe me Shqiperine. E kam thene edhe me pare per ata evropiane qe kane ende frike per ato shtete qe hezitojne per gjithe kete diskutim qe behet edhe sot. Po e them perseri njerezit e ndershem qe kane nevoje per viza kane qendruar ne Shqiperi. Per ata duhet te mendojme ne tani sepse te tjeret kane ikur prej kohesh tha Daul.

Eshte me rendesi vendimtare mbeshtetja politike e grupit te PPE-se. Ai eshte me i madhi ne PE dhe kjo parti eshte ne pushtet ne shumicen e vendeve anetare te BE-se qe do te japin edhe ato miratimin e vizave per Shqiperine si Gjermania Franca Italia Belgjika etj.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›