E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Fajon Situata politike shume shqetesuse

Tanja Fajon raportuesja e vizave per Shqiperine ne nje interviste ekskluzive per Alsat e vlereson shume shqetesuese situaten politike te Tiranes. Duke iu referuar qendrimit te fundit te opozites eurodeputetja thote se Brukseli kerkon dialog dhe nje shtet te qendrueshem politikisht ne te kundert do te kete pasoja ne liberalizimin te vizave. Me shpresen per nje konsensus te shpejte ne vend ajo thote se edhe ne rast se do te kete protesta ne rruge nga opozita ato te jene te qeta. Ndersa per levizjen e lire te shqiptareve Fajon shpreson qe te finalizohet para Krishtlindjeve.

Tanja Fajon po e bejme kete interviste pas nje lajmi te gezuar Komisioni Evropian ka dhene sot nje raport pozitiv per liberalizimin e vizave me Shqiperine.
- Sic ju e dini Komisioni Evropian ka publikuar nje raport shume pozitiv ne lidhje me gatishmerine teknike te Shqiperise. Une jam shume e kenaqur te shoh se ky raport i hap rrugen Shqiperise per te hyre ne listen e vendeve qe u hiqet regjimi i vizave. Mendoj se qeveria ne muajt e fundit ka bere perparime te dukshme dhe Komisioni Evropian e ka vleresuar kete ne raportin e tij. Sigurisht ka disa ceshtje te hapura ku kerkohet perparim i metejshem dhe Komisioni Evropian do ta ndjeke kete ne muajt e ardhshem. Ajo qe per ne e eshte e rendesishme eshte se raporti eshte pozitiv dhe une pres qe ne ta vazhdojme procesin sa me shpejte qe te jete e mundur. Pas publikimit te raportit une jam ne pritje per te pare reagimet nga shtetetaAnetare te BE-se. Une shpresoj se ato do te jene pozitive dhe keshtu do te jete edhe votimi ne Parlamentin Evropian ne fillim te tetorit. Ne fakt humori ne PE eshte shume pozitiv. Ky eshte nje proces teknik dhe Shqiperia i ka permbushur kriteret. Keshtu qe duhet te mbetet nje proces teknik deri ne fund.

A ka detyrime te tjera pa u kryer dhe cfare duhet bere konkretisht
-Pasi te gjitha kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian jane permbushur Komisioni Evropian gjykon se Shqiperia eshte e gatshme tashme dhe rekomandon futjen e saj ne listen e vendeve qe u hiqen vizat. Nga ana tjeter sigurisht qe eshte e nevojshme te shihet nese te gjitha permiresimet jane te zbatuara me te vertete ne praktike. Parlamenti Evropian Komisionn dhe shtetet anetare te BE-se do te vazhdojne te ndjekin nga afer zbatimin e te gjitha kritereve ne praktike.

Si e vleresoni punen e qeverise shqiptare per permbushjen e kritereve te caktuara nga Komisioni Evropian per kete qellim
-Qeveria shqiptare mendoj se ka bere shume gjate muajve te fundit per te permbushur kriteret. Une vete kam biseduar per kete me Ministrin Basha ne Bruksel. Ajo ka qene vazhdimisht e angazhuar per te bere gjicthka ne menyre qw Shqiperia te perfitoje regjimin e lire te vizave. Une deshiroj te shohe te njejtin angazhim edhe per ta futur Shqiperine ne Bashkimin Evropian. Qeveria shqiptare ka treguar se eshte e perkushtuar me te vertete cka e tregoi gjate procesit teknik per plotesimin e kritereve per heqjen e vizave.

Ne Shqiperi transparenca e zgjedhjeve nuk eshte bere akoma dhe opozita ka njoftuar per protesta te reja. A mendoni se keto mosmarreveshje midis qeverise dhe opozites mund te ndikojne ne menyre negative
- Situata politike ne Shqiperi eshte shume shqetesuese. Qe prej zgjedhjeve te fundit situata eshte e turbullt. Ne kemi qene shume te shqetesuar ne Parlamentin Evropian kur opozita bojkotoi punen e parlamentit. Ne kemi nevoje ti shohim te gjitha institucionet ne funksionimin e shtetit. Eumlshte e rendesishme te kete nje dialog demokratik. Ne duhet te shohim nje Shqiperi te qendrueshme. Natyrisht nje situate e keqe politike mund te ndikoje ne procesin e liberalizimit te vizave. Nese shihet se nje vend eshte i paqendrueshem politikisht sigurisht qe vendet anetare te BE-se veshtire se do te japin per te nje mendim pozitiv. Ne duhet te shohim nje shtet politikisht te qendrueshme. Kjo eshte e rendesishme per shtetet e BE-se per ti hapur perfundimisht driten jeshile liberalizimit te vizave.
Une shpresoj se opozita dhe qeveria do ta gjejne rrugen e dialogut. E rendesishme eshte qe tani nuk ka protesta ne rruge ose te pakten nese do te kete ato te zhvillohen te qeta.

Ne qofte se gjithcka shkon mire kur mendoni se edhe ne shqiptaret do te udhetojme me ne fund lirisht pa viza ne Evrope
-Nuk eshte mire te spekulohet me data per liberalizimin e vizave. Une do te doja te shihja qe kjo te realizohej kete vit sa me shpejt qe te jete e mundur para Krishtlindjeve. Une mendoj se eshte e rendesishme vecanerisht per te rinjte te fillojne te udhetojne te lire ne Evrope. Sigurisht te rinjte shqiptare e kane te veshtire per ta kuptuar se BE-ja ka vlera demokratike ose per te folur per te ardhmen evropiane ne qofte se ata nuk udhetojne gjate jetes se tyre jashte Shqiperise.
Shqiperia ishte vendi me i izoluar ne ate pjese te Evropes. Keshtu qe eshte vertet e rendesishme qe ne me ne fund po i rrezojme keto mure-viza ne rajon dhe ketu une do te doja te theksoj gjendjen e Kosoves. Sepse njerezit qe jetojne ne Kosove do te mbeten edhe me te izoluar - nje vrime e zeze ne harten e Ballkanit Perendimor. Ne kemi per te gjetur nje zgjidhje per te ndihmuar keta njerez per te filluar edhe ata te udhetojne lirisht ne BE. Ne po bejme shume per ta ndihmuar popullin e Kosoves dhe po kerkojme te gjejme zgjidhje per ta angazhuar edhe ate ne procesin e liberalizimit te vizave. Jemi ne diskutim per kete dhe kriteret do te jene te veshtira. Por qeveria kosovare ka arritur disa rezultate ne zbatimin e marreveshjes per ripranimin dhe riintegrimin e shtetasve te saj. Une pres qe te kemi sa me shpejt nje harte te qarte rruge ne te cilen ne do te vazhdojme. Dhe ne tashme jemi nisur ne kete rruge.

Me ne fund a parashikoni ta vizitoni Tiranen para se procesi i liberalizimit te vizave te kete perfunduar
-Une do ta vizitoj perseri Shqiperine. Une kam qene atje disa here gjate muajve te fundit. Une kam ne plan te shkoj atje si anetare e Parlamentit Evropian dhe anetare e delegacionit te BE-se. Sigurisht qe ne do te vazhdojme ta vezhgojme progresin e Shqiperise drejt BE-se. Ne do te vazhdojme te shkembejme pikepamjet tona duke pare se si Shqiperia po ecen drejt integrimit evropian.

Intervistoi Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›