E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gati linja Tirane- Podgorice

Po shkon drejt fundit ndertimi i linjes se interkonjeksionit Tirane- Podgorice me te cilen zgjidhet perfundimisht problemet teknike te eksportit dhe importit te energjise elektrike. Drejtori i Operatorit te Sistemit te Transmetimit Sokol Ramadani tha se po punohet per shpronesimet e disa banesave ne Kamez qe perbejne edhe problemin e fundit ne implementimin e projektit.

Jemi drejt fundit ne perpjekjet tona bashke me ALUIZNI-n per te zgjidhur problemin ne nje zone ne Tirane. Besoj se do ta kryejme shpejt edhe linjen me Podgoricen tha Ramadani.

Ndertimi i kesaj linje nisja e punes per nje lidhje te ngjashme me Kosoven perfundimi i qendres se re dispecer si edhe i projektit te lidhjes on line te nenstacioneve me kete qender e kthejne sistemin e transmetimit ne standart evropian.
Kjo e mbyll qarkun per te qene pjese e plote e sistemit europian ne lidhje me transmetimin e energjise elektrike tha Ramadani.

Linja e interkonjeksionit Tirane Podgorice eshte investimi me i madh aktual ne sistemin e transmetimit. Per ndertimin e saj jane investuar rreth 35 milion euro nje kredi kjo e marre nga banka gjermane KFV.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›