E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Presim pergjigje nga opozita

Kryeministri Berisha e ka shfrytezuar Samitin e Partive Popullore ne Belgjike per te siguruar mbeshtetje nga aleatet e te tij politik. Ai ka diskutuar me ata per procesin e liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe aspekte te ndryshme te marredhenieve me vendet e BE-se.

Megjithese Komisioni Evropian ka dhene raport pozitiv duke vleresuar kryesisht permbushjen e kritereve teknike te caktuara nga ai Brukseli mbetet i shqetesuar per situaten politike. Ka paralajmerime se vende te vecanta te BE-se mund te ndikohen nga tensioni politik midis qeverise dhe opozites dhe mund te bllokojne apo ta ngadalesojne kete proces jetik per qytetaret shqiptare.

Pikerisht nje shqetesim i tille shoqeroi edhe takimin e kryeministrit Berisha me mediat shqiptare te akredituara ne BE ne Bruksel. Kreu I qeverise u shpreh se eshte i angazhuar qe situata politike te zgjidhet ne respekt te kushtetutes dhe te ligjeve qe sic u shpreh ai jane baza e demokracive perendimore dhe e BE-se.

I pyetur nga ALSAT se cfare do te bente ai personalisht si kryeminister dhe kryetar i PD-se per te ulur tensionin dhe vendosur nje dialog te vertete politik me opoziten kryeministri Berisha u pergjigj Ne rast se opozita do ne fryme me rezoluten e Parlamentit Europian jemi gati qe neser te fillojme hetimin e materialeve te zgjedhjeve. Pra fletet e votimit pesojne ate fat qe pesojne. Ne kemi dhene variantin qe te fillojme me 10 ceshtje te cilat mund te duan tre- kater muaj per shqyrtim nderkohe merren vendimet e gjykatave dhe shkohet drejt nje qendrimi perfundimtar.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›