E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daul Qeveria ndryshon vetem me zgjedhje

Kreu i PPE-ve Joseph Daul kritikoi dje ashper perpjekjet e opozites se majte shqiptare per te marre pushtetin me dhune nderkohe qe e quajti te patolerueshme tentativen per te bere revolucion. Ai i beri thirrje opozites se Edi Rames qe te kthehet ne Parlament dhe te heqe dore nga dhuna ndaj institucioneve. Situata ne Ballkan po behet shume shqetesuese sidomos tani kur ne disa shtete opozita ne vend qe te luaje rolin e saj ne Parlament do te beje revolucion. Kjo eshte e patolerueshme. Opozita duhet te ekzistoje brenda Parlamentit sic e luan rolin e saj ketu. Ne diskutojme bejme debat dhe votojme. Eumlshte shumica qe fiton gjithmone duke bere kompromise. Kjo me shqeteson shume - tha Daul. Joseph Daul i Partive Popullore Europiane ben te qarte se revolucionet jane te papranueshme ne nje sistem demokratik ku jane zgjedhjet ato qe vendosin se kush do te qeverise. Do ta shohim me kujdes situaten nga afer. Kete e bejme per te mbrojtur demokracine. Per te mbrojtur qytetaret. Ne jemi me qytetaret. Duhet ndalur dhuna. Nuk jemi me ne diktature per te bere revolucion. Tani edhe ne Shqiperi dhe ne Maqedoni kemi demokraci si dhe ne vende te tjera. Prandaj behen zgjedhje ne 4 apo 5 vjet. Kjo eshte demokracia. Ajo eshte e veshtire per tu pranuar dhe pet tu administruar. Nese nuk pranojme zgjedhjet e pergjithshme atehere ja ku kemi zgjedhjet lokale. Le te fitohen keto pastaj te diskutohet se cfare te behet per te ardhmen tha Daul.

Kreu i PPE-ve ritheksoi edhe nje here mbeshtetjen qe ka Shqiperia dhe institucionet demokratike te saj nga Bashkimi Evropian dhe gjithashtu nenvizoi se e vetmja menyre e realizimit te demokracise eshte nepermjet zgjedhjeve te lira dhe jo protestave. Duhet ti jepet e drejta popullit per te zgjedhur dhe demokracia eshte kur ata zgjedhin vete. Ata qe nuk pranojne kete jane diktatore. Ne jemi duke pare te gjithe dosjen e Shqiperise por nese nevojitet qe ne te mbrojme demokracine ne do te bejme gjithcka qe te arrijme rezultat te mire - u shpreh Daul. Per sa i perket demonstratave te dhunshme te opozites kreu i PPE-ve i cilesoi ato si te panevojshme dhe te demshme per vendin. Dhuna ska sjelle kurre gje. Nese behet fjale per demonstrata ne nje diktature ok por Shqiperia eshte demokraci dhe ben pjese ne Bashkimin Evropian dhe ndaj duhet nje menaxhim demokratik. Eumlshte per kete arsye qe ka zgjedhje cdo pese vjet. Ajo qe ju them votuesve te mi eshte nese une punoj keq brenda pese vjeteve ju mund te me jepni nje shkelm. Kjo eshte demokracia dhe ndonjehere seshte e lehte per te jetuar me te ashtu sic seshte e lehte per ta menaxhuar ate - theksoi Daul. Ndersa ne lidhje me deklaratat e kreut socialist se Komuniteti Nderkombetar nuk duhet te negocioje me qeverine shqiptare pasi sipas tij ajo nuk eshte legjitime ai u shpreh Populli votoi dhe populli do te votoje serish. Nese ai thote qe nuk ishte legjitime atehere le te dale ne zgjedhjet lokale - perfundoi fjalen e tij kryetari i PPE-ve Joseph Daul. Nderkohe Hanes Svoboda ne emer te Partive Socialdemokrate Europiane ka theksuar se mbeshtet misionin e te derguarit te BE-se ne Tirane Miroslav Lajcak per gjetjen e zgjidhjes per krizen ne Shqiperi. Edhe ai ka bere thirrje per shmangien e dhunes se metejshme duke shtuar se ngjarjet duhet te hetohen me objektivitet dhe ne menyre te pavarur. Ne lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve te parakoshme Svoboda nuk shprehet entuziast.
Per momentin ka shume tension kundershti ne vend per te mbajtur zgjedhje te parakohshme. Do te kete zgjedhje locale ne maj ato duhet qete jene korrekte objektive dhe te pergatiten ne menyre te kujdesshme. Me pas mund te mendojme per zgjedhjet e ardhshme. Por e perseris gjeja me e rendesishme eshte te permbahemi nga perdorimi i forces u shpreh Svoboda. Mesazhi duket i qarte ndal dhunes dhe nisje e dialogut mes paleve pavaresisht nga perkatesite e spektrit politik ne parlamentin europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›