Basha Prokuroret futen ne xhep plumbat

Basha para Komisionit Hetimor Pergjuam disa te dyshuar para demonstrates. Ministri zbardh prapaskenat e urdher-ndalimeve per 6 gardistet qellimi i demonstrates viktimat
Ministri i Brendshem Lulzim Basha deshmoi mbreme para Komisionit Hetimor Parlamentar te mazhorances per demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Basha e cilesoi ate si grusht shteti dhe si tentative per te marre pushtetin me dhune nga persona te paguar. Sipas tij demonstrata e opozites ka pasur si qellim kryesor marrjen me force te Keshillit te Ministrave dhe largimin e qeverise se zgjedhur. Ndonese ky tubim kishte marre permasa kombetare mitingu dhe masa e njerezve qe sapo u vendos para forcave te rendit nuk u angazhua ne nje asnje parulle politike dhe nuk pati fjalim por nisi dhuna. Pa asnje provokim dhe pa asnje paralajmerim elementet kriminale te grumbulluar perpara nisen goditjen e forcave te rendit ne fillim me cadra dhe hunj qe mbanin ne duar dhe me pas dhuna u pershkallezua. Me pas nisen te leviznin pllakat e bulevardit dhe te godisnin forcat e rendit - u shpreh z. Basha. Ai shtoi me tej se
qellimi paresor ishte marrja me force e Keshillit te Ministrave dhe objektivi dytesor ishte shkaktimi i paevitueshem i viktimave per vazhdimin e kauzes se tyre vijimin e gjendjes se anarkise duke e cuar vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme - theksoi ministri.
Basha beri te ditur se gjate provave te mbledhura nga Policia e Shtetit ka rezultuar se personat qe sulmuan Kryeministrine kishin me vete shuma lekesh pothuajse standarde gje qe tregon sipas tij se ata ishin paguar. Kishin shuma rreth 200 mije leke kryesisht ne prerje euro kjo tregon se grupi qe mori pjese ne sulm ishte i paguar - ka deklaruar Basha. Duke folur per SHISH-in ministri ka theksuar se edhe pse policia ka kerkuar informacion nuk eshte dhene asgje specifike per 21 janarin. Sherbimi Informativ nuk ka dhene asnje informacion specifik per ngjarjen e 21 janarit - eshte shprehur Basha. Me tej ministri i Brendshem Lulzim Basha tha para Komisionit Parlamentar se Policia e Shtetit ka kryer pergjime te elementeve te caktuar para demonstrates se 21 janarit.
Jane realizuar pergjime kohe perpara protestes per persona te dyshuar si kontingjent kriminal qe vepronte per kete shtab pucistesh. Sherbimi informativ nuk ka dhene informacion dhe deri me sot nuk ka pasur asnje veprim as mbi bazen e referimit te policise dhe as kryesisht ndaj organizatoreve dhe frymezuesve te dhunes sic degjohen edhe sot ne mediat e vendit ku therrasin per veprime antiligjore - tha Basha.
Ai vazhdoi me tej duke thene
Pas situates se krijuar ne mesin e forcave te rendit dhe Gardes se Republikes ne oren 0130 kreu i PS-se Edi Rama mbajti nje konference per shtyp ku kerkoi te protestohej kunder atyre qe ai i cilesoi horra te gardes. Ka qene nje dite dramatike dhe thyerje historike ne historine e Shqiperise. U tentua qe me force te permbysej rendi kushtetues e te asgjesohej rezistenca e institucioneve te shtetit. Pas thirrjes se kryetarit te Partise Socialiste gjendeshim perballe nje tentative unike per te permbysur me dhune rendin kushtetues e askujt nuk i shkonte ne mendje fjala puc apo grusht shteti. Te nesermen ne oren 6 te mengjesit kam marre ne telefon drejtuesit e policise per ti pyetur per gjendjen dhe rezultoi se ajo ishte e qete. Ishin marre masa te posacme jo vetem per shoqerimin e elementeve te dhunshem por edhe per kontrollin e cdo pjese te territorit te vendit. Ministri i Brendshem Lulzim Basha tha me tej se arrestimi i gjashte gardisteve te kerkuar nga prokuroria eshte bere per shume arsye nje prej te cilave ka qene protesta e dyte e opozites. Me eshte raportuar nga policia e shtetit qe prokuroret e ceshtjes kane administruar predhat e gjetura ne trupat e viktimave dy predha per te tre viktimat dhe te pakten ne nje rast predha eshte administruar nga prokurori duke e futur ne xhep. Tjetra qe me ka terhequr vemendjen eshte se rrobat jane mbajtur te kycura nga prokuroret. Mendja ma do se predhat nuk duhen futur ne xhep si rregull. Nuk e kuptoj se provat nuk i jane nenshkruar ekzaminimit rutine se bashku me trupat por edhe kjo do te zbardhet - theksoi ministri i Brendshem.
Biseda me Ina Ramen Basha Arrestimi i gardisteve mesazh shkaterrues
Ministri i Brendshem Lulzim Basha duke u ndalur tek ceshtja e urdher-ndalimeve te 6 oficereve te gardes beri te ditur se arrestimi i tyre do te perbente nje demoralizim te hapur ndaj efektivave blu.
Sipas ministrit te Brendshem urdher-ndalimi i 6 gardisteve ishte i demshem dhe demoralizonte te gjitha strukturat qe ne 21 janar mbrojten shtetin ligjor. Basha tha me tej se ra dakord me kryeprokuroren qe gardistet te pyeteshin por jo te ndaloheshin.
Urdher-ndalimet ishin per komandantet e gardes per te gjithe zinxhirin komandues. Duke u ndodhur para nje situate te tille ku policia kishte perballuar nje sulm nuk mund te mos shprehja habine. Eliminimi i komandes se gardes do te thote demoralizim i plote i te gjithe efektivave. Ky ishte mesazh shkaterrimtar jo vetem per ata qe na mbrojten. Armet e perdorur nga garda ishin ne dispozicion te prokurorise. Rashe dakord me kryeprokuroren qe gardistet te pyeteshin po jo te ndaloheshin. Ky do te ishte nje mesazh shkaterrimtar jo vetem per ata qe mbrojne institucionet kushtetuese por per te gjithe efektivat blu ne rang vendi ndaj ishte teresisht e papranueshme.
Prandaj u lidha me kryeprokuroren dhe i thashe se kjo situate mund te conte ne nje pershkallezim te metejshem te dhunes. E ajo me komunikoi se duhej te pyetej secili prej tyre - tregoi me tej Basha duke shtuar se per kete ceshtje ai madje kerkoi edhe nje takim me Presidentin e Republikes.
U detyrova me pas te kontaktoja edhe me ambasadoret e huaj per ti informuar mbi situaten dhe tu kerkoja mendimin e tyre mbi kete ceshtje. Ata me thane se kerkesa dukej e nxituar dhe se ndanin shqetesimin qe kjo do te kishte tek forcat e rendit dhe niveli i sigurise - sqaroi ministri i Brendshem.
Sipas tij eshte nje seri e tere veprimesh dhe mosveprimesh para sulmit me force per te marre me dhune Keshillin e Ministrave duke parashtruar pyetjen nese ato kane qene qe te gjitha pjese e nje plani te pucisteve te 21 janarit.
Policia nuk garanton protesta te dhunshme
Ministri i Brendshem Lulzim Basha teksa beri te ditura planet dhe punen e Policise se Shtetit i pyetur nga anetari i komisionit Enkelejd Alibeaj se cilat ishin planet e masave te marra nga forcat e rendit ne daten e 21 janarit ministri Basha tha Plani i masave mbulonte aktivitetin e ndertuar nga Partia Socialiste. Plani i masave mbulonte afatin 24 ore para aktivitetit dhe deri ne momentin e perfundimit te tij. Policia dhe garda kishin dy plane masash te ndryshme. Me tej ai tha Plani i masave te Policise se Shtetit eshte bere i ditur per te gjithe dhe misionet nderkombetare kane deklaruar se puna e Policise se Shtetit eshte bere shume mire dhe se pergjigja e tyre ka qene proporcionale ndaj ngjarjeve ne terren. Opozita ka lajmeruar nje plan te ri protestash komisioni kerkoi nje pergjigje nga ministri a eshte ne gjendje Policia e Shtetit te ruaje gjendjen e qetesise per kete situate te mundshme. Policia e Shtetit ka garantuar dhe garanton ne menyre te sigurt te drejten e cdo qytetari per te tubuar ne cdo cep te vendit. Ne kete kuader policia ka treguar ne keto pese vite reforma se eshte shnderruar ne nje polici e cila eshte e ngjashme me ato evropiane. Por nderkombetaret kane kerkuar te hiqet dore nga protesta te tilla pasi kane frike nga mobilizimi i kontigjenteve kriminale te drejtuar ndaj institucioneve - u shpreh ministri para Komisionit Hetimor. Duke vijuar shpjegimin e tij ai tha Duke pasur parasysh se me 21 janar organizatoret e tubimit shkaktuan dhune dhe grushtin e shtetit Policia e Shtetit nuk mund te garantoje asnje tubim masiv i cili dhunon dhe demton institucionet dhe jeten e qytetareve. Basha sqaroi Kjo nuk do te thote se policia nuk do te marre masa por kur drejtuesit nuk hapin telefonin sic eshte rasti i zotit Rama fakti eshte se 21 janari ka shkelur institucionet dhe ka shkaktuar dhune nen drejtimin e Edi Rames. Per sa kohe Prokuroria nuk i pyet keta organizatore te dhunes polica nuk mund te garantoj nje qetesi te plote kunder akteve te tilla.
Ne korrik konfiskuam ne Lezhe arme me flamurin e PS-se brenda
Ministri Lulzim Basha deklaroi dje se pergatitjet per grushtin e shtetit kane filluar qe ne muajin korrik te vitit te kaluar. Ai solli si prove para anetareve te komisionit hetimor rastin e konfiskimin e nje sasie te madhe armesh ne qarkun e Lezhes ku se bashku me to ishte gjendur edhe nje qese brenda se ciles ishte flamuri i PS-se. Pergjimi parandalues eshte kerkuar ne perpurthje me dispozitat e ligjit. Eumlshte iniciuar nga Policia e Shtetit ka kaluar ne filtrin e ministrit te Brendshem dhe eshte refuzuar mbi bazen se nuk justifikohet. Behet fjale per nje mori elementesh te asociur me persona te veshur me imunitet politik elemente qe dyshohen per veprimtari kriminale te llojit si trafik narkotikesh armesh etj. Keta elemente sipas veprimtarise operative te hallkave perkatese te Policise se Shtetit kishin kohe qe konspironin per te vene ne sherbim te tyre ne funksion te veprimeve parapolitike apo jopolitike te planifikuara apo te paralajmeruara ne forma te ndryshme edhe para 21 janarit. Ju kujtoj ketu se policia ka vene ne gjendje te sekuestroje nje sasi te madhe armesh dhe eksplozivash ne Qarkun e Lezhes nise nuk gabohem te cilat ndonese ishin nje sasi e madhe nje depo armatimesh ndoshta nje rastesi gjendeshin shenjat e Partise Socialiste si flamuj te PS apo ne qese plastike te PS. Kjo dhe indicie te tjera na cuan konkluzionin qe mund te kete elemente brenda kontingjentit kriminal prej disa muaj tashme edhe para pershkallezimit te klimes politike te cilet mund te pergatiten per tiu bashkangjitur nje aksioni jopolitikik apo parapolitik te PS ne lidhje me institucionet apo kreret e institucioneve ne formen e akteve te dhunshme akteve terroriste apo pjesemarrejes ne perpjekje te dhunshme kunder institucioneve. ndash sqaroi Basha. Ai shtoi se keto kane qene vetem indicie por bazuar ne to eshte kerkuar pergjimi parandalues i cili eshte plotesuar vetem pjeserisht dhe ne disa raste eshte refuzuar.