Daul: “Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe opozitë që punojnë”
Kryenegociatori europian bën thirrje për bashkëpunim
Eljona Ballhysa
Kreu i Grupit të Partive Europiane Popullore, Zhozef Daul, ka bërë të ditur dje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha se Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe opozitë që punojnë. Ai ka mohuar të kenë dështuar negociatat e nisura nga ai dhe kreu i Grupit socialdemokrat, Martin Shultz, për zgjidhjen e krizës shqiptare. Sipas z. Daul, qëllimi i takimit të Strasburgut mes Ramës e Berishës ishte që t’i jepej fund grevës së PS-së, opozita të futej në Kuvend dhe dialogu të zhvillohej në sallën e ligjvënësit. Sipas negociatorit të PE-së, kjo u arrit nga takimi i Strasburgut. Madje ai bën të ditur se është i gatshëm, nëse do të duhej që të zhvillohej një tjetër takim mes Ramës e Berishës për zgjidhjen e krizës nën ndërmjetësimin e tij dhe të kolegut Shultz. Ai gjithashtu pranoi ekzistencën e një dokumenti të përgatitur nga teknicienët e PE-së, por që nuk është pasuruar me propozime të tjera nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Gjithsesi, gjatë fjalës së tij Daul bëri thirrje për dialog parlamentar dhe për funksionimin e institucionit bazë të demokracisë, që është Parlamenti.
Mesazhi
“Shqipëria ka nevojë për një demokraci që funksionon, pra për një qeveri dhe opozitë që punojnë. Kjo do të thotë që në demokraci opozita dhe maxhoranca, si në qeveri dhe në Parlament, duhet të funksionojnë dhe të bëjnë propozime. Ajo çka them unë është që demokracia nuk është bojkot. Demokracia është një punë në thellësi. Ky është mesazhi që dua të hedh në gjirin e Parlamentit shqiptar dhe gjithashtu edhe në Parlamentin Europian se për shqiptarët ky është mjeti më i mirë për të rritur nivelin e jetesës, të pjesëmarrjes në këtë jetë demokratike dhe është gjithashtu rritje e mirëqenies për qytetarët shqiptarë. Europa do të mbështesë shumë fuqishëm qeverinë shqiptare në reformat dhe propozimet e saj dhe gjithashtu e theksoj, edhe Parlamentin shqiptar”, - është shprehur Daul.
I pyetur pse dështuan bisedimet mes Ramës e Berishës pas Strasburgut, Daul u shpreh se bisedimet nuk dështuan dhe se ai dhe Shultz arritën ta futnin opozitën në Parlament. “Ne kemi arritur, bashkë me zotin Martin Shultz, që demokracia të vihet në veprim dhe që Parlamenti të funksionojë. Dhe ju e dini më mirë se unë se në atë kohë në Tiranë ka pasur dy mundësi për këtë: ose t’i shkohej deri në fund asaj greve urie, ose të fillonin negociatat. Unë jam një mbrojtës i madh i të drejtave të njeriut, pra nuk mund të shkohet deri në një masë të tillë. Dhe për këtë ne vendosëm me z. Martin Shultz, i telefonova mikut tim Berisha, i cili menjëherë u nis për rrugë dhe për këtë i jam shumë mirënjohës, gjithashtu dhe zotit Rama. Ne kemi bërë një takim, ku secili u shpreh dhe vendosëm së bashku për çështjet që janë të rëndësishme për demokracinë: njohjen e qeverisë, njohjen dhe respektimin e Kushtetutës, si dhe që opozita të punojë në gjirin e Parlamentit. Kjo është respektuar. Nuk donim të shkonim më larg dhe të fillonim: Hapni kutitë, mbyllni kutitë. Ne nuk mund të arrinim këtu, pasi ka një Kushtetutë, ka organizma ndërkombëtare që janë njohëse shumë të mira në fushën e të drejtave. Unë nuk kam studiuar Drejtësi dhe kam arritur të zgjidh shumë situata të tilla përmes negociatave. Unë mendoj se kryeministri i dha mundësi funksionimit të shtetit të së drejtës dhe ai funksionon në nivelin e opozitës”, - është shprehur Daul. Ai gjithashtu u tregua i gatshëm për organizimin e një tjetër takimi mes Ramës e Berishës. “Ka pasur diskutime, por mund të avancojmë akoma më shumë në funksionimin e demokracisë në Shqipëri; nëse do të duhet, do të ketë takime të tjera të nivelit të lartë, pra mes zotit Rama dhe zotit Berisha”, - është shprehur Daul.
Ndërsa kryeministri Berisha, nga ana e tij, bëri të ditur se gjatë takimeve me përfaqësuesit e PS-së, “qeveria është sjellë fleksibël, si një maxhorancë jashtë çdo lloj koncepti të revanshit dhe është përpjekur të bëjë maksimumin e kompromiseve brenda parimeve kushtetuese, shtetit ligjor, respektit të institucioneve”. Berisha gjithashtu garantoi se do të pranojë çdo amendament të opozitës për reformën elektorale, për të siguruar pjesëmarrjen e saj në zgjedhje. “Dua t’i garantoj shqiptarët se unë mbetem i vendosur të respektoj çdo vendim të opozitës shqiptare, çdo të drejtë të saj dhe i hapur për format më intensive të bashkëpunimit me opozitën. Shpreh kënaqësinë që opozita sot është në Parlament. E informova presidentin Daul se ligje, të cilat duhet t’i kalojmë së bashku, qeveria ka vullnet të plotë të pranojë çdo amendament që opozita do të sjellë për to, si një kusht që të gjejnë veten të gjitha forcat politike në rolin e tyre në këtë parlament. Natyrisht, e garantova se për zgjedhjet e ardhshme qeveria është e vendosur të pranojë çdo amendament që opozita e konsideron të nevojshëm, për t’i dhënë asaj sigurinë më të madhe të mundshme, në pjesëmarrjen në zgjedhje”, - është shprehur Berisha.
Daul takon Topallin: “Partitë politike të punojnë në Kuvend”
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje në një takim kryetarin e Grupit të PPE-ve në Parlamentit Europian, Zhosef Daul. Gjatë bisedës Topalli tha se Parlamenti ka punuar fort në këtë periudhë, ka kaluar mbi 180 ligje e reforma
bazë të kuadrit ligjor integrues. “Më vjen mirë që falë bashkëpunimit me ju dhe Parlamentin Europian, edhe opozita ndërpreu bojkotin dhe është tashmë pjesë e Parlamentit. Shpresoj që Grupi Parlamentar socialist të kontribuojë në të mirë të vendit dhe integrimit europian të tij. Nga ana e saj maxhoranca ka ofruar hapësirën maksimale për reformat, veçanërisht atë elektorale, duke i dhënë opozitës mundësinë të propozojë amendamentet për Kodin Elektoral dhe ne jemi të gatshëm për aprovim”, - tha kryetarja e Kuvendit. “Opozita duhet të marrë përgjegjësitë dhe të kontribuojë në proceset politike dhe legjislative që nevojiten. Shqipëria është një shtet ligjor dhe të gjitha forcat politike, pa përjashtim, duhet të punojnë çdo ditë për të garantuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve”, - tha zoti Daul.
Meta: “Askush të mos mendojë se do të mbajë postin përtej mandatit”
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë takimit me kryetarin e Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Zhozef Daul, komentoi mundësinë e mosfutjes së PS-së në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas Metës, “askush nuk duhet të mendojë se mund të qëndrojë në një funksion ku është zgjedhur, qoftë edhe një minutë më shumë përtej mandatit ligjor, pa u rizgjedhur përsëri”.
Ai tha se qëndrimi i PS-së për transparencën e zgjedhjeve është përdorur si alibi për të justifikuar bojkotin e zgjedhjeve lokale. “Askush nuk ka pasur dyshim në Shqipëri që kjo nuk është një sfidë e nisur për transparencën e zgjedhjeve, por një alibi për të justifikuar një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve për shkak të frikës së kryetarit aktual të kësaj force politike për t`u përballur me votuesit në kryeqytet përsëri. Natyrisht që bashkë me shumë aktorë ndërkombëtarë, të cilët kanë menduar se kjo ka qenë një çështje për transparencë, e kuptojmë se mungesa e vullnetit të lidershipit të Partisë Socialiste për të shfrytëzuar të gjitha rrugët që janë rekomanduar për të zgjidhur çështjet e transparencës, ka të bëjë me përpjekjen për të dëmtuar procesin e ardhshëm zgjedhor në vend dhe unë jam i bindur që kjo lloj sjellje nuk do të shpërblehet”,- është shprehur Meta. Ndërkaq, gjatë takimit me z.Daul u diskutua mbi proceset e liberalizimit të vizave dhe integrimit europian të Shqipërisë, angazhimin e Parlamentit Europian në mbështetje të Shqipërisë, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe mbi zhvillimet në rajon.
Meta e falënderoi z. Daul për përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Europian ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Gjithashtu ai shprehu vlerësimin për përkrahjen unanime të Komisionit të Jashtëm të PE-së për liberalizimin e vizave për Shqipërinë brenda vitit 2010 dhe për angazhimin e shprehur ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Meta vlerësoi gjithashtu përpjekjet e z. Daul dhe të z. Shulz për të kontribuuar për përmirësimin e klimës politike në vend, në dobi të reformave të ndërmarra për integrimin europian të Shqipërisë. Nga ana e tij, z. Daul konfirmoi vendosmërinë e Parlamentit Europian për të mbështetur proceset integruese të Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e angazhimit në dobi të përmbushjes së reformave integruese, si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita.
25 Qershor 2010