E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pernaska: Kryetari i bashkisë ka braktisur detyrën

Deputetja e Partisë demokratike Lajla Pernaska akuzoi kryetarin e bashkisë Edi rama se ka braktisur detyrën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës, duke u angazhuar vetëm për interesat e tij personale.

“Ka tre vjet qe z.Rama e ka braktisur detyren e tij si kryetar i Bashkise se Tiranes. Praktikisht qyteti i Tiranes nuk ka Kryetar Bashkie. Qytetaret e Tiranes e kane pare z. Rama ne turin e tij parazgjedhor Dialog me Shqiperine, ne turin e tij paszgjedhor per te qendruar si kryetar i Partise Socialiste, duke organizuar protesta, greva urije, duke bllokuar akse rrugesh. Qytetaret e Tiranes e kane pare z. Rama te loboje kunder liberalizimit te vizave dhe integrimit te Shqiperise, por nuk e kane pare ate ti sherbeje kryeqytetit të Tiranës” tha Pernaska.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›