Olsen: “Japonia, si një finale”
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, e konsideroi një “finale” ndeshjen kundër Japonisë në Rustenburg, por nga ana tjetër shprehu besimin se skuadra e tij do t’ia dalë me sukses:
“E dimë se çfarë duhet të bëjmë”, - tha ai. “Është një ndeshje vendimtare dhe finalja e parë për ne, por e dimë se që na duhet ta fitojmë patjetër ndeshjen. Sot është gjithmonë më e vështirë t’i shënosh gola një ekipi që luan në mbrojtje”, - theksoi trajneri danez përpara ndeshjes me aziatikët në grupin E.
Grupi E do të luajë të enjten ndeshjet e treta dhe të fundit, me Holandën e kualifikuar, por jo ende zyrtarisht në vendin e parë. Kameruni është eliminuar, ndërsa për vendin e tjetër që të çon në fazën e një të tetave do të luftojnë Japonia dhe Danimarka. Të dyja skuadrat pas dy ndeshjeve kanë nga tri pikë, por me Japoninë që ka avantazhin e golaverazhit. Nëse takimi midis tyre do të mbyllej në barazim e avantazhuar është Japonia. Danimarkë-Japoni është dhe takimi më tërheqës i grupit E. Holanda (6 pikë, +3 golavarezhi) e mbyll e para në grup nëse fiton ose dhe barazon me Kamerunin, por edhe nëse humbet me afrikanët e Samuel Eto’o dhe Japonia e Danimarka barazon. Gjithsesi, “tulipanët” kanë edhe një mundësi tjetër: humbasin minimalisht me Kamerunin dhe fituesi i duelit Danimarkë-Japoni nuk fiton me më shumë se dy gola (Japonia) dhe tre gola (Danimarka). Japonia ka dy mundësi për kualifikim: fiton ose barazon me Danimarkën, ndërkohë që ko e fundit ka vetëm një opsion, fitoren me Japoninë.
Okada: “Presim një ndeshje ferri”
Trajneri i Japonisë, Takeshi Okada, e konsideron si të hekurt takimin me Danimarkën, dhe para së gjithash vlerëson rrezikun që mund t’i vijë skuadrës së tij nga sulmuesi danez i Arsenalit, nëse ai do të luajë. “Besoj se Bentner do të jetë njeriu kyç në sulm. Ata do të luftojnë për ta fitoren - tha Okada, që beson se edhe skuadra e tij do të luftojë për ta fituar ndeshjen.
“Do të ishte ideale ta fitonim ndeshjen me dhjetë gola, por kjo nuk është e mundur. Do të jetë një ndeshje shumë e ashpër, të hekurt”. Kapiteni japonez, Makoto Hasebe, tha se trajneri u kishte thënë se në jetë ka shumë pak mundësi të vazhdosh në fazën e dytë të një Botërori. “Ne do të bëjmë kësaj herë gjithçka për të arritur atje”. Japonia ka dy mundësi për kualifikim: fiton ose barazon me Danimarkën, ndërkohë që ko e fundit ka vetëm një opsion, fitoren me Japoninë.
24 Qershor 2010