Daul Te bindesh PS si te besh nje gomar te pije uje kur ska etje Qamil Xhani
Parlamenti Evropian do te kene nje angazhim edhe te me te madh per te ndihmuar palet qe te kapercejne ngercin politik ne Shqiperi. Kreu i partive popullore ne Parlamentin Evropian Joseph Daul shprehet se do te perpiqen qe te gjejne nje zgjidhje per situaten se bashku me perfaqesuesin e partive te majta ne PE. I pyetur per kohen qe kane ne dispozicion nderkombetaret per gjetjen e nje zgjidhejeje politike ne nje interviste dhene per televizionin Klan ne Bruksel Daul u shpreh se autoritetet e Parlamentit Evropian po perpiqen qe te bejne me te miren e mundshme. E di qe kemi nje afat shume te shkurter por po ju them nje shprehje franceze qe thote eshte veshtire qe te besh te pije nje gomar qe ska etje. Pra ajo qe po bej eshte qe po i hedh pak sheqer ujit qe ta bej ujin te pijshem tha dje kreu i partive popullore ne Parlamentin Evropian. Nga ana tjeter ai ka komentuar dhe qendrimin e partive te majta ne PE. Sipas tij qellimi i paleve eshte i njejte dhe ato synojne qe te bejne me te miren per shqiptaret me qellimin kapercimin e ngercit dhe afrimin me Bashkimin Evropian. Ai ka folur ne menyre konkrete dhe per kreun e partive te majta ne Parlamentin Evropian dhe qendrimin qe ka mbajtur Schulz per situaten ne vend. Martin Schulz eshte si une. Ne jemi demokrate pavaresisht se skemi te njejten tendence politike por ne kerkojme nje zgjidhje sepse populli shqiptar meriton nje funksionim normal te demokracise tha dje Daul. Ne komentin e tij kreu i PPE-se Jozeph Daul ka folur dhe per mos marrjen e statusit te vendit kandidat nga Shqiperia. Ai eshte ndalu konkretisht ne raportin e Komisionit Evropian per kete ceshtje dhe ka theksuar se ka kerkuar sqarime te autoritetet perkatese. I kam kerkuar per te mu pergjigjur mbi kritikat e Komisionit sepse dua te di nga vijne ato pasi une vazhdoj te mos i besoj. Nese nuk e shoh vete me syte e mia nuk besoj tha Daul. Kreu i PPE-se theksoi se ka kerkuar informacion per raportin e Shqiperise dhe nga Presidenti i PE-se Jerzy Buzek dhe nga Presidentit i Komisionit Evropian Manuela Barroso. Une i kam kerkuar presidentit te Parlamentit qe te shkruaje nje leter dhe i kam kerkuar gjithashtu Barrosos qe te me pergjigjet ne nje leter per te me sqaruar mbi disa pika qe jane ne raport tha ai. Me tej Daul ka shtuar se pas marrjes se pergjigjeve do te vendos dhe me perfaqesuesin e partive te majta ne PE se cfare qendrimi do te mbaje. Ne do te shohim me mikun tim Martin Shulz se si mund te dalim nga kjo krize. Nuk eshte e mundur te vazhdohet keshtu ne Shqiperi. Populli shqiptar ke nevoje per nje opozite te vertete qe luan rolin e saj qe ben propozimet e saj legjislative ose kundrapropozimet ka deklaruar Daul