BERZH Vazhdon rritja e ekonomise shqiptare
INTERVISTA/ Peter Sanfey ekonomisti pergjegjes per Europen juglindore ne BERZH flet per raportin vjetor per vendet ne tranzicion ku edhe kete vit vlereson se Shqiperia do te shenoje rritjen me te larte ne Europen juglindore me 3 per qind
Ne BERZH mendojne se rritja ka ardhur per shkak te disa faktoreve si mosprekja e drejtperdrejte nga zhvillimet ekonomike globale stabiliteti makroekonomik dhe politikat e kujdesshme financiare. Ne nje interviste qe i dha BBC-se ekonomisti pergjegjes per Europen juglindore ne BERZH Peter Sanfey shpjegon se ndersa bizneset e vogla jane shtylla kurrizore e ekonomise shqiptare vendi ka mbetur pak prapa ne zhvillimin e potencialit qe ka per eksport.
Cilet jane faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e ekonomise se Shqiperise.
Mendoj se ka disa faktore qe ndikojne ne kete rritje nuk mund te vecojme vetem nje prej tyre. Ma merr mendja se ia vlen te theksosh se ekonomia shqiptare eshte pak me e mbrojtur nga zhvillimet boterore krahasuar me disa prej ekonomive te tjera ne rajon.
Prandaj mendoj se eshte prekur me pak nga kriza globale. Por ka edhe faktore te brendshem dhe une do te theksoja faktin se qeveria dhe Banka Qendrore kane krijuar nje baze mjaft te mire gjate viteve persa i perket stabilitetit makroekonomik politikes se kujdesshme financiare dhe permes nje politike te suksesshme monetare. Kjo ka kontribuar ne mbajtjen e inflacionit ne nivel te ulet dhe ka ndikuar pozitivisht ne besimin e bizneseve dhe investitoreve. Kjo perben nje pjese te shpjegimit se perse ekonomia shqiptare ka arritur tia dale keshtu ne menyre thuajse unike ne Europen jug-lindore apo edhe ne ate qendrore duke e shmangur deri me tani recesionin.
Ju thoni pak me e mbrojtur nga zhvillimet boterore por ne raport BERZH-i e pranon se kriza ekonomike ne Greqi ka nje ndikim te madh ne nivelin e fondeve qe dergojne emigrantet ne Shqiperi remitancat. Ne kushtet kur ekonomia greke vazhdon te kete probleme ne cfare drejtimesh duhet ta kerkoje Shqiperia rritjen e qendrueshme
Po ne parashikojme njefare ngadalesimi per vitin e ardhshem dhe kjo vjen pjeserisht per shkak te veshtiresive qe po perjeton Greqia. Sigurisht me Greqine ka lidhje te ngushta tregtare dhe investimesh gje qe ka lidhje te rendesishme me te ardhurat nga qe sigurojne shqiptaret qe punojne ne Greqi. Gjendja ne Greqi pra do te kete nje ndikim negativ. Por Shqiperia ka perparuar shume gjate 10-15 vjeteve te fundit ne kuptimin e fazes se tranzicionit ne kuptimin e reformave ne kuptimin e ecjes drejt Bashkimit Europian. Une mendoj se vendi i Shqiperise eshte ne Bashkimin Europian duke vazhduar me reformat strukturore perafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian dhe hapjen e metejshme ndaj BE-se dhe tregjeve globale.
Sipas raportit te BERZH-it per vendet ne tranzicion Bosnje-Hercegovina Maqedonia dhe Serbia perfitojne nga kerkesa globale per metale te rendesishme dhe projektet infrastrukturore ne rastin e Serbise. Ne cfare mbeshtet vleresimi per vazhdimin e rritjes se ekonomise se Shqiperise
Shqiperia nuk bazohet ne nje industri te posacme. Shumica e bizneseve jane te vogla shume prej tyre jane mikro-biznese. Ne Shqiperi kemi vene re shpirtin e sipermarrjes dhe bizneset e vogla jane shtylla kurrizore e ekonomise. Shqiperia eshte pak prapa ne zhvillimin e potencialit te vet te eksportit. Raporti i eksporteve ne kuader te DGP-se eshte me i ulet se mesatarja e rajonit. Kjo eshte nje fushe ku ne nje periudhe afatshkurter Shqiperia duhet te shenoje perparim. Ne raportin e BERZH-it ka nje kapitull te posacem per lidhjen mes eksporteve dhe mundesive ne gjithe rajonin. Eksportet jane nje burim i rendesishem i rritjes ekonomike dhe kjo eshte rruga qe Shqiperia duhet te ndjeke.
Ne raportin e BERZH-it vleresohet se politikat e brendshme populiste mund ta shtojne pasigurine e investitoreve. A ka BERZH-i indikacione se zbatohen politika te tilla ne Europen juglindore e vecmas ne Shqiperi ta zeme permes rritjes se pensioneve pagave te administrates etj.
Jo une mendoj se Evropa Juglindore si rajon ka arritur ta perballoje krizen shume mire. Sigurisht disa vende jane prekur rende si Rumania qe shenoi nje rritje negative -7 vitin e kaluar apo Bullgaria me -5 por te inkurajon fakti qe po shohim se reformat strukturore qe jane ndermarre gjate dy dekadave te fundit qe prej fillimit te tranzicionit ne kete rajon ne pergjithesi nuk jane kompromentuar. Dihet qe politikanet ne cdo vend gjenden nen presion kur te ardhurat bien kur rritet numri i te papuneve dhe bashke me kete edhe varferia. Mendoj se politikeberesit ne rajon perfshire edhe ata ne Shqiperi kane vepruar me pergjegjesi dhe maturi perballe kesaj krize. Prandaj mendoj se ky rajon e ka perballuar mire presionin per te ndermarre politika me populiste.
Cila eshte pamja e pergjithshme qe ka EBRD per ecurine ekonomike te Shqiperise
Une do te thosha dhe ne fakt kete e kam thene per disa vite me radhe se Shqiperia po ecen mire duke patur parasysh startin shume te veshtire qe pati ne fillim te tranzicionit ne vitet 90 - 91. Te gjithe i dime kushtet ne te cilat ishte atehere vendi si rezultat i sundimit te nje forme ekstreme te komunizmit per me shume se 45 vjet. Pra Shqiperia u nis nga nje start shume me i veshtire ne rrugen e tranzicionit ne krahasim me fqinjet e saj. Duke e patur kete parasysh mund te them se ky vend ka bere perparime shume te dukshme. Shqiperia ka ende shume pune per te bere por me duhet te them se ky eshte nje vend qe ka kaluar nga periudhat e mungeses se stabilitetit sic ndodhi ne fillim te viteve 90 dhe ne vitin 97 ne nje stad kur gjate dekades se fundit ka qene si te them nje shembull stabiliteti ne rajon dhe kete e shohim edhe ne treguesit ekonomike.