E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daul e Frattini, si berishianë llogoresh

Share

Francezi Joseph Daul thotë: Miku im Berisha, ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë me kandidatin socialist, që ndofta është pak i sëmurë mendor. Të nesërmen i mban iso italiani Franco Frattini: Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Rama, që fatkeqësisht punon kundër Shqipërisë.

Këto janë dy deklarata të dy konservatorëve të njohur të Parlamentit Europian. Duken si të dehur. Kësaj i thonë të zbresësh në nivele të papërfytyrueshme të komunikimit politik. Ndoshta janë penduar që të dy? I pari ka treguar ca shenja pendese në një diskutim në rrjetet sociale. Por asëll-asëll nuk dihet nëse ka dashur të evitojë një agresion online nga shqiptarët e zemëruar, apo ngaqë është bërë i vetëdijshëm që rrezikoi të shndërronte forumin e partive popullore europiane në një estradë. Edhe nëpër studiot e televizioneve të Tiranës qëllon rrallë të zbritet në këto nivele.

Do deputetë të PE-së (konservatorë si Daul) janë ndjerë aq ligsht prej asaj situate në Marsejë të Francës, sa kanë bërë një mea culpa në Tiranë.

*respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›