E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombësia, PBDNJ: Do e çojmë në Gjykatën e Strasburgut

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shprehet kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kombësinë ndërsa deklaron se do ta çoj këtë çështje në Gjykatën e Stransburgut.
 

Ndërkohë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 1 dhjetor, kjo e fundit shfuqizoi termin kombësi në certifikatat e shtetasve shqiptarë.

Në vendim, trupa gjykuese arsyeton pse nocioni “kombësi” është i papajtueshëm me kushtetutën kur vete ligji themeltar i shtetit nuk jep një përkufizim të qartë për kuptimin e tij.

Në vlerësimin e Gjykatës, “kombësia” si koncept i pa përkufizuar, në ndryshim nga komponentët e tjerë të gjendjes civile, nuk krijon një lidhje juridike që përkthehet në të drejta dhe detyra të ndërsjellta të personit fizik dhe shtetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›