E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministria: Ministri francez, i impresionua me rritjen ekonomike të Shqipërisë

Share

Kryeministri Berisha është duke vijuar vizitën e tij në Francë, me rastin e mbledhjes së partive të djathta. Gjatë ditës së sotme, ai është takuar me ministrin francez të Energjetikës dhe Industrisë, Eric Besson, që sipas Kryeministrisë, për këtë të fundit ka qenë një kënaqësi.

Njoftimi i Kryeministrisë vijon më tej, duke thënë se ministry francez është i impresionuar me rritjen ekonomike të Shqipërisë, në këtë periudhë krize.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Besson, duke shprehur kënaqësinë që priste në takim kryeministrin shqiptar, e vlerësoi këtë takim shumë të rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mënyrë të veçantë në sektorin e energjisë.

Ministri francez Bessen u shpreh i impresionuar për zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe rritjen ekonomike të saj në këtë periudhe krize, duke shprehur besimin se investitorët francezë do të gjejnë në këtë vend mundësi të rëndësishme për investime. Në këtë kuadër, ai e ftoi Kryeministrin Berisha si të ftuar nderi ne Simpoziumin Economik me teme Bota e Re qe zhvillohet me iniciative te Presidentit Sarkozy, në 5 janar 2012 dhe ku marrin pjesë personalitete te larta dhe vendimmarrës te botes politike dhe ekonomike, ftese te cilën Kryeministri e pranoi me kënaqësi, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›