E Diel, 1 Nëntor 2026

Daul në “hall” me shqiptarët: Deklaratat e mia u deformuan

Shkak janë bërë deklaratat e tij në Kongresin e PPE-së në Marsejë të Francës kundër liderit të opozitës shqiptare, Edi Rama.

Megjithatë, Daul thotë se deklaratat e tij janë keqkuptuar. “Është shumë e qartë që disa njerëz në Shqipëri janë duke deformuar atë që unë thash për Shqipërinë këtë javë në Marsejë, që ishte as më shumë e as më pak se Shqipëria është në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, shkruan Daul.

Sipas tij, “fyerjet nuk tregojnë qytetari dhe nuk i shërbejnë aspiratës integruese të Shqipërisë”. Ai thotë se fyerjet e shumta i ka fshirë pa pendesë. “Fyerjet që shumë njerëz menduan se ishte me vend të postonin në këtë faqe, janë natyrisht jo konform këtij integrimit evropian. Unë i fshiva pa pendesë, edhe pse është në kundërshtim me rregullin e të qeni i hapur dhe transparent, të cilin unë e kam përdorur qysh kur e kam hapur këtë faqe”, vijon ai. /Start/

                                                                                             2011-12-11 10:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›