Daul sulmon KE mbron Berishen

Kreu i grupimit te djathte europarlamentar Joseph Daul gjate nje konference te perbashket per shtyp gjate se ciles u pozicionua ne mbrojtje te kryeministrit Sali Berisha tregoi se zyrtaret e Komisionit megjithese delegacioni eshte instaluar ne Tirane qe ne fillim te viteve 90 nuk e njohin situaten pasi nuk kane diskutuar me palet sikunder vete zoti Daul mundi te realizoje me nje vizite te vetme pak kohe me pare ne Shqiperi.
Kur shoh qe ne disa vende si Shqiperia opozita refuzon te beje punen e saj e te ulet ne Kuvend duke bllokuar keshtu gjithe legjislacionin e nevojshem qe duhet pershtatur me praktikat europiane them lsquoSTOP nuk mund te vazhdoje me keshtu. Une kam qene atje kam biseduar me grupe te ndryshme edhe me socialistet. Kemi tentuar edhe me Martin Shulc qe te ndryshojme gjendjen por meqe nuk zhgenjehem kurre ju bej thirrje te gjitha forcave politike qe te marrin persiper pergjegjesite e tyre sepse e ardhmja e vendit te tyre eshte ne loje. Sinqerisht dua te shtoj se mungon paksa respekti ndaj shtetit ligjor dhe demokracise ne menyre te tille qe te funksionoje. Duhet qe demokracia te funksionoje. Asnjehere nuk e kam kuptuar sesi mund te bojkotohet parlamenti. Opozita eshte opozite e kjo eshte demokracia. E di shume mire qe ne disa raste eshte e veshtire per tu jetuar e zbatuar por kjo duhet te funksionoje. Ju bej thirrje gjithe partive politike qe te deshmoje pergjegjesi. Personalisht sic e dini jam i sinqerte gjithmone kur pashe raportin e fundit te Komisionit mund tju them se ata qe e kane shkruar raportin nuk kane udhetuar shume e nuk kane diskutuar shume me forcat politike ne vend vecanerisht ne Shqiperi. E them kete ashtu sic e ndjej dhe jo pse kryeministri eshte ketu eshte shprehur Daul.
Kryeministri Sali Berisha uroi fillimisht besimtaret myslimane e dha nje pasqyre te shkurter te arritjeve te qeverise se tij kryesisht ne fushen ekonomike. Ai deklaroi para gazetareve se nuk ndryshon qendrimin e deritanishem ndaj opozites persa i takon ngercit politik.
I pyetur nese qeveria sikunder dhe opozita ishin te ndergjegjshem se Shqiperia eshte vendi i pare ne Ballkan qe merr nje opinion negativ nga Komisioni ne kerkesen per te fituar statusin kandidat e nese ai ishte i vetdijshem per demin qe i eshte shkaktuar vendit me kete opinion kryeministri Berisha percolli pergjegjesine ndaj opozites.
Marredheniet me komisionin bazohen ne transparence. Ne marrim gjithcka seriozisht. Meqe procesi eshte i tille ajo qe vecohet si me transparente eshte sjellja e qeverise ndaj opozites. Asnjehere nuk mund te pranoje ate qe nuk e kam bere une. I ofruam opozites gjithcka qe ne mund ti ofronim tha Berisha.
I pyetur sesi ndihej kur pas 6 vitesh ne pushtet vleresimi i Komisionit flet per korrupsion perkeqesim te pavaresise se gjyqesorit dhe lirise se medias kryeministri Berisha argumentoi se lufta ndaj korrupsionit eshte suksesi me i madh i qeverise se drejtuar prej tij. Kjo gje madje u kurorezua sipas tij dhe me cmimin e OKB-se per transparence. Por ndersa duhej te komentonte vetem mbi kontrollin e qeverise ndaj medias e jo ate te opozites kryeministri i zhgenjyer ju kthye gazetareve
Ju keni humbur teresisht sensin per vendin tuaj. E per kete me vjen keq eshte shprehur ai.
Megjithate shefi i mazhorances deklaroi se ne parim mbetej dashnori i fjales se lire sic u shpreh ai.
Kryeministri Berisha ndodhet per nje vizite nje ditore ne Parlamentin Europian ku po mbahet konferenca e nivelit te larte e PPE-se me teme Ballkani ne zemer te Europes.