Doris Pack Opozita po krijon veshtiresi per qeverine kjo eshte e turpshme

Bruksel 16 nentor NOA - Situata aktuale politike ne Shqiperi paraqitet e veshtire opozita nuk shkon ne parlament dhe kur shkon nuk voton ligjet. Nderkaq ajo ben edhe demonstrata duke krijuar veshtiresi per qeverine e kjo eshte e turpshme.
Nje fakt te tille europarlamentarja Doris Pack e ka theksuar gjate konferences qe po mbahet ne Bruksel me temen Ballkani ne zemer te Europes iniciuar nga Partite Popullore Evropiane ku eshte i pranishem edhe kryeministri Sali Berisha.
Me tej Doris Pack ka permendur edhe lajmin e liberalizimit te vizave per Shqiperine duke e cilesuar ate si mjaft pozitiv per vendin tone.
Jave qe shkoi u publikua lajmi i mire per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen e jam shume e lumtur qe Shqiperia ia doli pas kesaj kohe te gjate ta fitoje nje gje te tille. Shpresoj qe edhe per Kosoven te nise ky proces mesohet te kete thene nder te tjera Doris Pack.
Duke perfunduar se situata qe po krijon opozita ne Shqiperi eshte e turpshme ndersa qeveria po punon mire ndaj duhet qe sipas saj te dyja palet te ulen ne tryeze.
Per mendimin tim njera pale ka me shume faj tha ajo ne fund duke iu referuar opozites shqiptare.
n.e/NOA