Hyn per te vjedhur ne kabine e ze korrenti
Hyri per te vjedhur hekurishte per skrap por rryma e larte elektrike per pak i ka marre jeten nje 25 vjecari nga Korca. I riu ka hyre gjate nates ne kabine por ka rene ne kontakt me rrymen elektrike nga e cila ka pesuar djegie te shumta ne te gjithe trupin. Kane qene disa kalimtare te rastit qe e kane derguar 25 vjecarin me urgjence ne spitalin e Korces. Nga aty per shkak te gjendjes se rende ai eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak. Sipas burimeve zyrtare kohet e fundit ne Korce eshte kthyer ne fenomen grabitja e pajisjeve elektrike ne kabina per ti shitur ato me vone ne pikat e grumbullimit te hekurit. Ky fakt po behet tashme nje problem pasi disa njerez po vene jetet e tyre ne rrezik duke u munduar qe te fitojne dicka me shume. Duke vjedhur kabull bakri apo pajisje te tjera elektrike te cilet jane ne gjendje pune ne momentin kur ata mundohen qe te realizojne vjedhjen e tyre.