E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore universiteti pezullon mesimin

Pas doreheqjes se rektorit te Universitetit Ismail Qemali ne Vlore zevendesrektori Eustrat Zhupa ka marre drejtimin e ketij institucioni arsimor publik.

Ne nje deklarate per media ai ka njoftuar nderprerjen e mesimit ne shenje proteste njekohesisht ka njoftuar edhe arsyet e ketij vendimi.

Nje dite me pare rektori Tanush Shaskaj me ane te nje letre njoftonte doreheqjen e tij duke akuzuar qeverine per keqmenaxhim te arsimit.

Ne deklaraten e tij ai thote se ne kushtet kur arsimi ne Shqiperi po shkaterrohet ne menyre te organizuar kur cdo gje ne arsim kontrollohet nga nje kryeminister dhe nje minister te cilet se kane idene dhe jane plotesisht amatore ne arsimin e larte.

Shaska shkruan se kishte vetem dy alternative ose heshtjen per hir te Universitetit te Vlores ose kundershtimin e hapur publik.

Kjo e dyta te cilen thote ai se ka kohe qe e kam zgjedhur ka demtuar Universitetin e Vlores.

Ne keto kushte besoj se eshte ne te miren e Universitetit qe zevendesrektori Zhupa te marre drejtimin. Rektori ne letren derguar ministrit te Arsimit shton se filozofia e tij per arsimin e larte eshte totalisht kunder me filozofine qe keni ndjekur ju dhe qeveria qe ju perfaqesoni.

Duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet dhe duke patur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri une jap doreheqjen nga detyra e Rektorit ne Universitetin e Vlores thuhet ne leter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›