E Diel, 1 Nëntor 2026

Daupi: Shqipëri, ëndërroj Olimpiadën

Regbi

Sevian Daupi, 21-vjeçari që militon me Kazino VeneciaMestre, skuadër e Super 10 (kampionatit elitar të regbisë në Itali) ka qenë lojtari i parë i përfshirë në Kombëtaren shqiptare të këtij sporti. Ai është elementi më i rëndësishëm i përfaqësueses kuqezi, e cila ka “lindur” vetëm pak javë më parë në provincën e Pordenones. Skuadra u grumbullua për herë të parë më 6 shkurt, ndërsa kontingjenti përbëhet nga 26 sportistë shqiptarë që militojnë në klube të ndryshme të Italisë, duke filluar nga kampionati Super 10 e deri te ligat më të ulëta. Daupi, që mban shiritin e kapitenit, ishte dëshmuesi i Kombëtares së regbisë gjatë prezantimit. I lindur në Durrës, në moshë të vogël ai emigroi përtej Adriatikut, por tashmë kërkon të përfaqësojë vendlindjen në një aktivitet madhor. “ëndrra ime është që të luaj në Olimpiadë me Kombëtaren e Shqipërisë”, deklaroi Daupi. 21-vjeçari e ka bërë zgjedhjen e tij, megjithëse sipas rregulloreve ndërkombëtare, i ka të gjitha shanset të luajë me përfaqësuesen italiane, ndoshta në turneun “Gjatë Kombet”. Disa vite më parë, ai ka qenë pjesë e Kombëtares italiane në Botërorin e të Rinjve në Afrikën e Jugut dhe në Japoni.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›