E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Beckham do të largohet nga LA Galaxy: Dua një sfidë të fundit

David Beckham do të largohet nga LA Galaxy pas finales së Kupës MLS muajin e ardhshëm. Ish-lojtari i Manchester United dhe Realit të Madridit, ka kaluar gjashtë vjet duke luajtur në Amerikë.

Beckham u shpreh: “Unë kam kaluar një periudhë shumë të veçantë duke luajtur për LA Galaxy. Megjithatë dua të përjetoj një sfidë të fundit para përfundimit të karrierës sime duke luajtur futboll. Unë nuk e shoh këtë si një përfundim të karrierës sime me Major League Soccer, pasi ambicia ime është të jem një pjesë e strukturës së pronësisë në të ardhmen”.

37-vjeçari Beckham është lojtari më i mirë i Anglisë dhe u bashku me Galaxy-n në vitin 2007. Para kësaj ai kishte kaluar katër vjet me gjigantët e futbollit spanjoll të Realit të Madridit para se të nënshkruante me United kontratën 25 milionë paund. Gjatë kohës së tij në Old Trafford ai ka shkëlyqer. Teska komisioneri i MLS-së, Don Garber tha se beson se Beckham-i ka qenë i sukseshëm për të ndihmuar në rritjen e sportit të futbollit në Shtetet e Bashkuara.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›