E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerta Gace: Se shpejti nje duet me Aurelen

Ajo ishte kengetarja me e mire ne prezantimin skenik me kengen "Sky is the limit" ne festivalit "Kenga Magjike 2012". Eshte kjo Blerta Gace, e cila me shume kenaqesi ka pranuar te flase per "Kosova sot", vajza e cila ka lindur me kemishe dhe kete e vertetoi edhe prezantimi i saj ne kete festival per here te pare direkt me cmim. Por, edhe ne ia kujtojme motren e saj Aurela Gace, qe Blerta thote se eshte nder te jesh motra e saj. "Ne fakt para se te dilja ne skene naten finale kur po jepeshin nominimet dikush nga salla bertiti "Blerta Gace", keshtu qe jo aspak nuk me vjen keq. Eshte nder te jesh motra e Aurela Gaces", - tregon Blerta. Nderkaq, Blerta tregon se aktrimin dhe kercimin nuk do t'i lere kurre menjane, ndersa se shpejti do te jete protagoniste ne nje film. "Aktrimin aspak, kenga, kercimi dhe aktrimi jane dashurite e mia dhe jane te pandara. Po punoj per nje film tani per tani", - rrefen me tej Blerat Gace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›