E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Braun, per here te dyte kerkon perjashtim te trupit gjykues

Tirane - Britaniku David Broun i ka kerkuar per here te dyte gjykates, perjashtimin e trupit gjykues qe po gjykon ceshtjen ne ngarkim te tij. Kerkesa e depozituar ne Gjykate te Tiranes, nga avokatia e tij mbrojtese, eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ika rene per shqyrtim gjyqtarit Altin Abdiu. Vete i pandehuri pretendon se trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha eshte i njeanshem per kete kerkon edhe perjashtimin e tij. Perjashtimin e trupit gjykues britaniku e ka kerkuar i nisur dhe nga deshmite e te miturve, si dhe ato te dy punonjeseve britanike qe kishin punuar ne qendren e tij, akuzon trupin gjykues per njeanshmeri, dhe ndaj kerkon perjashtim te tij dhe gjykimin nga te tjere gjyqtare. Nje jave me pare po kjo kerkese eshte shqyrtuara nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Pasi e ka marre ne shqyrtim kete kerkese e ka rrezuar ate duke e argumentuar se pretendimi i tij duhet te ishte bere qe ne kerkesat paraprake dhe jo ne momentin qe kishte nisur shqyrtimi gjyqesor. Kerkesa pritet te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim nga gjyqtari Abdiu i cili do te vendose ta pranoje apo jo zevendesimin e trupit gjykues. David Broun akuzohet nga Prokuroria e Tiranes se ka kryer marredhenie seksuale me te mitur me shume se nje here, ngjarje kjo e ndodhur ne qendren "Femijet e tij", qender e drejtuar prej tij. Deri me sot ne Gjykate te Tiranes jene zhvilluar mbi 10 seanca gjyqesore ne ngarkim te David Broun. Femijet e abuzuar nga i pandehuri kane rrefyer ne gjykate dhunen fizike dhe abuzimin seksual, madje duke dhene detaje ne deshmite e tyre rreth ketij fakti. Deshmite e disa te miturve jane marre me videokonference, me qellim per te evituar presionin psikologjik mbi ta nga ballafaqimi me te pandehurin. Nderkohe qe, vete Braun ka deklaruar se eshte impotent dhe nuk eshte e vertete qe ka abuzuar me femijet. David Broun akuzohet nga ana e prokurorise per vepren penale te "marredhenies homoseksuale me te mitur".

6 te mitur akuzohet i pandehuri britanik, David Broun se ka abuzuar me ta seksualisht, gjate drejtimit te qendres "Femijet e tij" , te cilen e drejtonte se bashku me dy koleget e tij


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›