Maternitetet dhe klinikat cdo te hene ne gjendje civile
Tashme do te jene maternitetet dhe klinikat private, te cilat do te regjistrojne bebet e sapolindura ne zyrat e gjendjeve civile. Nga ana tjeter nese prinderit nuk i regjistrojne femijet brenda 3 ditesh do te ndeshkohen me gjoba. Ky eshte vendimi i marre nga Keshilli i Ministrave, per procedurat per regjistrimin e te sapolindurve. Kete gje e ka bere te ditur dje dhe Drejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti, i cili ka shtuar se, per ndeshkimin e prinderve mund te angazhohet dhe policia. Tashme nuk do te jene me prinderit apo familjaret, ata qe duhet te beje kete regjistrim brenda nje afati te caktuar 45 ditor, por vete institucionet e lindjeve, te cilat do te dergojne dokumentacionin cdo te hene ne zyrat e gjendjeve civile. Kjo ka sjelle edhe heqjen e gjobes per prinderit, te cilet nuk regjistronin femijet e tyre, por edhe largimin e procedurave te tjera gjyqesore qe duhet t'u nenshtroheshin me pas. Nje tjeter pike e vendimit te Keshillit te Ministrave eshte edhe perfitimi i nje mase prej 5 mije lekesh te reja te familjeve, te cilat sjellin ne jete nje femije ne maternitet. Kjo nisme eshte marre per te regjistruar te gjithe femijet e lindur, por kryesisht ata te komunitetit rom, te cilet nje pjese te mire te lindjeve i kryejne ne shtepi, ndersa shume prej femijeve te tyre jane te paregjistruar ne zyrat e gjendjeve civile dhe nuk rezultojne si shtetas shqiptare.